Durrës/ Hidhet nga kati i shtatë, vdes gruaja 46 vjeçare - Arbëria News

Durrës/ Hidhet nga kati i shtatë, vdes gruaja 46 vjeçare

crime-scene

Një grua i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, medications në qytetin e Durrësit. Në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr.13, Sektori Hekurudha, është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banon një grua e moshës 46- vjeçare.

Viktima me iniciale M.K., si pasojë e dëmtimeve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gruaja ishte e divorcuar dhe jetonte me të ëmën e moshuar. Nga të dhënat paraprake dyshohet se vetëflijimi është bërë në gjendje të rënduar depresive, ndërsa nuk dihen detaje të tjera, për shkak se nëna e viktimës, ndodhet në gjendje shoku.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − seven =