Hisku: Deshën të më përdhunojnë në Beograd, Dritëroi s’më mbrojti - Arbëria News

Hisku: Deshën të më përdhunojnë në Beograd, Dritëroi s’më mbrojti

Rrëfimi i Alida Hiskut ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në opinionin publik. Këngëtarja, cost që aktualisht jeton në Gjermani, stomach rrëfeu për gazetaren Dhurata Hamzai të Shqiptarja.com se si ishte përdhunuar nga hetuesit e komunizmit.

Në pjesën e dytë të intervistës, illness ajo thotë se asnjë artist nuk e mbrojti kur e burgosën. Edhe Dritëro Agolli, që ishte kryetar i Lidhjes së Artistëve dhe Shkrimtarëve nuk e mbrojti.

“Dritëroi ka qenë shumë babaxhan, por edhe ai kishte frikë. I largohej çdo bisede politike. Nuk donte të përfshihej, sepse edhe ai kishte problemet e veta. Por ai ishte babaxhan. Mos të mburret kot njeri se ka bërë trimërira. Askujt nuk ia mbante në atë kohë”.

Hisku thotë se ia ka dalë të ndërtojë një jetë të re në Gjermani.

E pyetur se ku e gjen këtë forcë, ajo thotë: “E gjej që të harroj. Kam një shtëpi tani të madhe në fshat ku punoj gjithë ditën me biznesin tim të vogël dhe vetë gjermanet më thonë se ‘ku e gjen këtë forcë, ti je një metër e gjysmë mbi tokë’. Kështu bëjnë humor disa nga mikeshat e mia”.

Hisku thotë se u arratis nga Qafë Thana në vitin 1990, bashkë me dy djemtë e saj, e ndarë nga burri.

“Isha maskuar si një grua e panjohur. Fshatarët më ndihmuan pa e ditur se kush isha. Isha maskuar si një grua e panjohur me shami në kokë, që kishte mbetur me dy fëmijët e tonte të ikte. Unë madje mora një guxim të madh se në rrugë do të prisja në autostop për të shkuar më tej. Kaluan dy maune të mëdha eksporti dhe unë me ato ika”.

Ajo thotë se shoferët tentuan ta përdhunojnë.

“Në mes të rrugës së Beogradit, deshën të më përdhunonin. I tha njëri: Ti mbaj fëmijët këtu dhe unë ta çoj këtë në maunen tjetër”. Unë u zbrita nga makina dy shoferëve të Durrësit dhe qëndrova në të ftohtë atje në rrugë me fëmijët përdore. Ata u kthyen dhe më morën. U erdhi keq…

Kur mbërrita, u dhashë dyqind dollarët që u kisha premtuar për transportin dhe u thashë: Faleminderit pos mor harroni se keni shpëtuar jetën e dy fëmijëve dhe të një gruaje që quhet Alida Hisku.

Ata u turpëruan se nuk më kishin njohur, ngaqë isha veshur si fshatare. Ja kështu bëjnë shqiptarët”.

Ajo rrëfen edhe si ka njohur të shoqin gjerman, që vinte rregullisht në hotel për të pirë birrë.

Edhe ai ishte i divorcuar.

Hisku thotë se ia ka treguar të shoqit të gjitha peripecitë e jetës.

Tani familja ka një restorant në fshat në Gjermani.

“Aty gjermanët, pasi mësojnë se kam qenë artiste në vendin tim, befasohen që jam kaq e thjeshtë atje me fshatarët gjermanë, që hanë nga duart e ‘shqiptares’”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 9 =