Incidenti në Eurovizion: Ku ndodhet i riu shqiptar që ndërpreu perfomancën e Britanisë? - Arbëria News

Incidenti në Eurovizion: Ku ndodhet i riu shqiptar që ndërpreu perfomancën e Britanisë?

Në natën finale të Eurovizionit një i ri u ngjit në skenë teksa po këndonte përfaqësuesja e Britanisë së Madhe.

Në momentin që Surie po performonte, djaloshi i identifikuar më pas si shqiptar, rrëmbeu mikrofonin dhe tha: “Për nazistët e medias britanike, kërkojmë liri”.

Në bluzën e tij shkruhej: “Punët e mafias shtetërore britanike. Media britanike”.

Menjëherë pas incidentit i riu u shoqërua nga rojet e sigurimit.

Aktualisht ai është liruar me kusht pas arrestimit.

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) tha se ”janë në pritje të rezultatit të një hetimi policor për rastin”.

Mediat shkruanin se i riu quhet Kostandin dhe njihet me ermin e artit si Dr. A.C.

Ai është një reper me origjinë shqiptare, por që jeton në Britaninë e Madhe.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai ndërpret një event live dhe për këtë arsye është shndërruar në një ikonë televizive për britanikët.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + three =