INTERVISTË/ Mishela Rapo: Europa duhet të më vlerësojë si shqiptare - Arbëria News

INTERVISTË/ Mishela Rapo: Europa duhet të më vlerësojë si shqiptare

shela1

Mishela Rapo 15- vjeçarja nga Tirana, side effects që morri pjesë në “ Junior Eurosong” dhe u rendit e 5-ta ndër 19 konkurentët e tjerë, erectile flet për “Arbëria News”. Mishela ka treguar për pjesëmarrjen e saj në këtë festival, stuff më të rëndësishmin e këngës për fëmijë, për raportin e saj me muzikën dhe artin në përgjithësi. Mishela në rrëfimin e saj nxjerr në pah aftësitë e saj si një artiste e së ardhmes, por pa anashkaluar studimet dhe dëshirën për të qenë një artiste me një botë të madhe, plot njohuri.

 Arbëria News: Ju përfaqësuat Shqipërinë në një event të rëndësishëm të muzikës dhe u renditët e pesta. Çfarë do të thotë kjo për ju dhe a e prisnit një rezultat të tillë? 

Mishela: U ndjeva jashtëzakonisht shumë mirë . Ishte një eksperiencë ndryshe nga gjithë të tjerat . Unë bëra më të mirën time për të kualifikuar Shqipërine sa më mirë dhe për të marrë vlerësimet nga ekspertët më të mirë europian si një vend me muzikë të bukur për fëmijë dhe me fëmijë të talentuar. Nuk është pak të kthesh “Dambaje” në një këngë popullore dhe të kërcyeshme për fëmijët Europian dhe më gjerë. Falenderoj pafund të gjithë shqiptarët për mbështetjen e madhe dhe pozitive në të gjitha rrjetet sociale si Facebook, Youtube , Instagram etj…

Arbëria News: “Dambaje” është titulli i këngës me të cilën ti more pjesë në Junior Song. Çfarë domethënie ka?

Mishela: Dambaje është një krijim i autorëve Adrian Hila dhe Pandi Laço. Dambaje është nje fjalë e gjetur bukur për tu shqiptuar nga çdo fëmijë i cilësdo gjinie, kombësie apo shtetësie në mbarë botën. Dambaje është një lajkmotiv i ëmbël që fton të gjithë fëmijët për tu bashkuar për të kënduar e kërcyer të gjithë së bashku nën ritmin “Dambaje”.

Arbëria News: Në këtë festival kanë marrë pjesë dhe 17 shtete të tjera. Cfarë diferenca vure re ne mënyrën e menaxhit dhe të kompozimit të këngëve?

Mishela: Këngët ishin balada përveç dy-tre kengëve përfshirë dhe Dambaje.  Nëse do të analizosh siç unë kam bërë këto 6 muaj “Junior Eurovision Song Contest” mendoj se këtë vit kishte këngët më të bukura të çdo audicioni tjetër. E them pa modesti, por kënga jonë është shfaqur që në maj dhe ishte kënga e parë e paraqitur, që do të thotë ishte një fillim i mbarë për t’i bërë vendet e tjera që të sillnin këngë të bukura. Fakti që kënga jonë këndohej në të gjithë arenën më bën ta besoj këtë gjë. Ne jemi një vend i vogël por që e duam artin dhe kulturën. Manaxhimi i 16 shteteve të tjera ishte spektakolar në të gjitha aspektet. Por kjo nuk më pengoi që unë të sillja bukur dhe me shumë dashuri “Dambaje”-në   Shqiptare e cila do vazhdojë të këndohet dhe në vazhdim.Ne ishim pak persona në delegacionin në Sofie dhe me një manaxhim larg manaxhimit të vendeve të tjera,  por “Dambaje-ja” shqiptare na dha emër, muzikë, vlera dhe na bëri krenar të gjithëve.

Arbëria News: Si u përzgjodh që kënga jote do të ishtë përfaqësuesja e Shqipërisë në Junior Eurovizion?

Mishela: Në televizion doli reklama për Festivalin Kombëtar të fëmijëve organizuar nga Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë. Meqënëse Festivali i Fëmijëve në Tiranë do të zhvillohej  “live”, kjo si një sfidë e Monika Lubonjes –  Drejtore e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve për të ngritur nivelin e festivaleve dhe muzikës për fëmijë në një stad të lartë si asnjëherë tjetër, të them të drejtën më pëlqeu ky fakt. Vendosa të marr pjesë, sepse ishte hera e fundit pas një karriere 5-vjeçare në skenë që të konkurroja. E nëse doja të kisha sukses, dihej që duhej të më kompozonte një këngë kompozitori më i mirë sot për sot në tregun shqiptar Adrian Hila. Emocione shumë të mëdha, por përsëri një përgjegjësi e madhe, sepse këndoja një këngë të mrekullueshme dhe duhej të jepja maksimumin tim. Unë i falënderoj shumë dhe një herë ata që besuan tek unë. Sot kemi një këngë shumë të bukur, të votuar nga një juri profesioniste dhe të duartrokitur nga nota e parë deri tek e fundit prej gjithë spektatorëve në sallë. Emocioni më i madh ishte kur këndova këngën si fituese e festivalit dhe asnjë spektator nuk u ngrit të ikte, por duartrokisnin dhe këndonin këngën me mua. E njëjta atmosfere u krijua dhe në Arena Armeec në Sofie të Bullgarisë. Njerëz qe na identifikonin me emrin “Dambaje” dhe që këndonin bashkë me mua kur isha në skenë dhe në ambjentet e tjera. Nuk mund të le pa falenderuar gjigandin e muzikës shqiptare Adrian Hila dhe Pandi Lacon si pena më e bukur e këngëve shqip jo vetëm për “Dambaje” por për gjithë mbështetjen e gjithë këtyre viteve.

Arbëria News: Sa e fortë është lidhja jote me muzikën? Marrëdhënia që ke me muzikën është vetëm një hobi apo e mendon si profesion të së ardhmes?

Mishela: Pa muzikë unë nuk marr dot frymë. Mami dhe babi im e kuptojnë se unë kam diçka që nuk shkon, sapo e shikojne se unë nuk këndoj nëpër shtëpi dhe behen merak. Unë nuk ndahem nga muzika ashtu si dhe muzika nuk ikën dot nga unë, por une kam dhe nje hobi shume te madh qe eshte: Te mesuarit te gjuheve te ndryshme. Di shume mirë me të shkruar dhe me të folur anglisht dhe Turqisht si dhe flas dhe shkruaj mirë Gjermanisht dhe Frengjisht. Vitin tjetër mendoj të filloj të mësoj dhe italisht. Në Sofie të Bullgarise u vlerësova shumë nga gazetarët nëpër konferenca dhe intervista të ndryshme për një të folur të rrjedhshme dhe me diksion të qartë të gjuhëve të huaja sidomos anglisht,  krahasuar dhe me fëmijet që vinin nga vende anglisht folëse. Deri kur të rritem nuk i dihet dhe sa gjëra të tjera mund të zbulojmë, por një gjë është e sigurt që nuk do heq dorë kurrë nga muzika. Në fund të Performancës Live si dhe në çdo dalje timen në skenë të huaj unë falenderoj në Anglisht dhe Shqip sepse unë flas Anglisht për tu kuptuar me çdo europian, por falenderoj Shqip sepse jam Europiane dhe Europa duhet të më vlerësojë si Shqiptare.

Arbëria News: Cili është rrugëtimi jot në muzikë që prej fillimit?

Që në moshën 8 vjecare kam filluar të këndoj në Festivalin e Fëmijeve dhe për herë te parë jam vlerësuar me Çmimin “Debutuesja më e mirë” mes 24 këngetarëve. Ishte shtysa ime e parë për të vazhduar në rrugën e artit dhe për të besuar se unë di të bej diçka të mire për fëmijerinë time dhe për artin shqiptar për fëmijë.

Sapo mbusha 10 vjeç konkurova në kompeticionin e vetëm në atë kohe në Shqipëri për zbulimin e talenteve të vegjël “ Gjeniu i vogël 4” në Tv-Klan. Këndova 12 netë live këngë të vendit tim dhe të vendeve të tjera të botës dhe dola e 6 mes 20 finalistëve. Ishte për mua një shkolle profesionale ku na vlerësonin  profesionistët më të mirë në Shqipëri. Në vitin 2012 konkurova në Festivalin e 50 Mbarëkombëtar të Fëmijëve në Shkodër dhe fitova Çmimit të I-rë në festival, me këngën ‘Pse u mërzit mami”   tekst,  muzikë dhe orkestrim nga Adrian Hila. Po atë vit konkurova dhe në Junior Eurovision Albania 2012 me këngën “Mamma mia te amo” tekst, muzikë dhe orkestrim nga Adrian Hila por nuk fitova të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë atë vit. Po në vitin 2012 kam konkuruar në Turkçe Olimpiyatlari në Shqiperi ku kam fituar vendin e parë dhe kam përfaqësuar Shqipërinë në Turkçe Olimpiyatlari 2012 mes 135 shteteve të botës, dhe kam marrë çmimin MANS?YON. Në vitin 2013 konkurova përsëri në Festivali i 51- të Mbarëkombetar të Fëmijëve Shkodër,  dhe fitova çmimin  “Inva Mula” për karrierë të suksesshme në festival, me këngën ‘Kam një   ëndërr” tekst, muzikë dhe orkestrim nga Adrian Hila. Ne vitin 2014 kam marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar kulturor të gjuhes dhe kulturës në Tiranë dhe në vitin 2015 në po të njejtin festival në Melburn të Australisë ku kam përfaqësuar Shqipërinë.Gjate ketyre viteve kam kënduar në Musical Musiclan “We will rock you”, Tv Klan, si dhe në programin “100 vjet muzike”, ne natën e kantautorëve dhe natën e këngëve për fëmijë. (videot e të cilave gjenden në Youtube). Ne vitin 2015 konkurova përsëri në Festivalin Kombëtar për Fëmijë në Tiranë dhe fitova cmimin e parë me këngën “Dambaje” me muzikë dhe orkestrim Adrian Hila dhe tekst të Pandi Laços.

Arbëria News: Si i përshkruan emocionet e daljes tënde të parë në skenë ?

Mishela: Isha vetëm 8 vjeç kur u ngjita në skenë dhe këndoja këngën “Jemi një, s’jemi dy”. Për herë të parë konfirmimin që unë kisha një zë të bukur dhe kisha elemente, si dhe që mund të mbizotëroja në një skenë, ma ka dhënë stafi organizator i Festivalit Mbarëkombëtar të Shkodrës me udhëheqës artistik Kujtim Aliaj. Në atë festival unë u vlerësova me çmimin “Debutuesja më e mirë”. Të them të drejtën janë emocione që i kujtoj gjithmonë por që nuk kam gjetur kurrë fjalë për ti përshkruar. Ndoshta sepse isha shume e vogël.

Arbëria News: A keni të trashëguar këtë talent nga familja juaj ?

Mishela: Në fakt e kam trashëguar nga daja. Ai ka mbaruar shkollën për muzikë si instrumentist, kurse zëri është  dhuratë nga Zoti.

Arbëria News: Mishela  është një adoleshente që ka marrë pjesë në shumë aktivitete. A të bën kjo të ndjehesh ndryshe nga adoleshentët e tjerë?

Mishela: Dëshira e prindërve të mi ka qënë që unë të kaloj fëmijërinë time duke u marrë me sport apo me art. Meqenëse unë shfaqa talent që e vogël në muzikë, prindërit më inkurajuan që të vazhdoja me të. Arti na jep mundësi që të përcjellim mesazhe paqeje dhe dashurie dhe unë këtë jam munduar të përcjell tek bashkëmoshatarët e mi brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Arbëria News: Cilat do të jenë planet e tua në muzikë në të ardhmen?

Mishela: Unë e mbylla fëmijërinë time me shumë sukses.  Aktiviteti i fundit dhe komentet e të tjerëve në Sofia të Bullgarise për cilesitë e mia artistike më bejne më të vendosur për të vazhduar në rrugën e artit për të përcjellë mesazhe dashurie dhe paqeje për të gjithë. Ëndërra ime është të këndoj në  Festivalin  e Këngës në RTSH me të njëjtët bashkëpunëtorë Adrian Hila dhe Pandi Laço për të përfaqësuar Shqipërinë po kaq suksesshëm dhe në Eurovizionin e të rriturve.

Gjithashtu do të marr pjesë dhe në IFCL (Festivali i gjuhës dhe kulturës organizuar nga kolegjet turke me mesazhe të mëdha për jetën).

Nga: Elsid IMERAJ

|Arbëria News|

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 19 =