Intervistë/ "VALLE SHQIPËRIE-ISO LABËRIE" - Arbëria News

Intervistë/ “VALLE SHQIPËRIE-ISO LABËRIE”

  Nga Ramazan Çeka
 
   Këngëtarja e re dhe e talentuar Dori u prezantua ditët e fundit me një këngë shumë të bukur të titulluar “Valle Shqipërie-iso Labërie”, ku unë kam kontributin tim me tekstin e kësaj kënge. E dëgjova disa herë me vëmendje dhe e shijova shpirtërisht dhe emocionalisht këtë performancë të këngëtares së re Dori dhe fjalët e poezisë sime më ngjasuan me një varkë që lëkundej, jo vetëm në valët e detit të Jugut, por edhe në djepin epik të maleve të Veriut. Unë personalisht u ndjeva se kisha realizuar idenë time, por gjithsesi kjo falë një zëri të mrekullueshëm të kësaj këngëtareje brilante dhe kompozimin e muzikantit të talentuar Paulo Bërdilla, mjeshtrit të klarinetës Ilir Bërdilla, realizuar në ”BRP-STUDIO”, duke falenderuar edhe punën me mjaft profesionalizëm të Swart Kosovo Albania SWART Media, e ndjeva veten si një qytetar që i përket gjithë trojeve shqiptare, e ndjeva veten si shkodran, e ndjeva veten si kosovar, e ndjeva veten si lab, pra e ndjeva veten thellësisht shqiptar.
 
Në bisedën e mëposhtme që mund ta quajmë edhe intervistë, unë do t’i drejtohem kësaj këngëtareje me emrin e saj të artit Dori.
 
Zonjë e nderuar, ju u prezantuat ditët e fundit para publikut shqiptar me një këngë, që, ndoshta nuk e di mirë, është kënga juaj e parë që mban emrin tuaj si këngëtare. Pra, si u ndjetë kur në drejtimin tuaj erdhën lëvdata dhe vlerësime për këtë realizim?
 
Përshëndetje i nderuar z.Ramazan, është nder dhe kënaqësi të jap një intervistë drejtuar nga ju. Ka disa ditë që ka dalë kënga dhe klipi im i ri me titull: ” Valle Shqipërie-iso Labërie “, por nuk është ky klipi im i parë. Kam dhe një këngë tjetër me titull: “Zeshka ime” dhe një duet me këngëtarin Beku i Londrës me titull: “Simbol do të mbetesh”.
 
Lexuesit janë të interesuar të dinë diçka më gjërë rreth punës që keni bërë me bashkëpunëtorët tuaj për realizimin e këngës.
 
Me shumë kënaqësi dua t’ju them se ky bashkëpunim për mua ka qenë shumë i dashur dhe i frytshëm për realizimin e kësaj kënge të veçantë si në stil ashtu edhe në tekst, i cili më ngjiti me një të lexuar, por kompozimi dhe orkestrimi muzikantit të talentuar Paulo Berdilla, si dhe mjeshtri i klarinetës Ilir Berdilla, me talentin e tyre arritën që kënga të plotësonte të gjitha parametrat profesionalë dhe artistikë, duke u kompletuar më pas edhe më bukur nga stafi i realizimit të klipit nga “Swart Media”, pa anashkaluar dhe Style Fustane Tila make up Rozi, të cilët i falenderoj të gjithë pa masë që bënë të mundur realizimin e kësaj kënge realisht të bukur.
 
Në gamën e gjërë të tematikës së këngës sonë shqiptare në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë dhe deri në Diasporë, rradhë gjejmë këngë që i këndojnë në këtë mënyrë lidhjes
së madhe historike që kanë shqiptarët, ku bashkohen elementët tradicionalë, zakonorë e krahinorë që tregojnë se ne, ashtu siç kemi qenë, jemi përsëri. Sipas jush a është realizuar një gjë e tillë tek kënga “Valle Shqipërie-iso Labërie”?
 
Kjo është një pyetje shumë domethënëse dhe e veçantë. Unë me plot bindje mendoj se Ju si autor i këtij teksti ia keni arritur qëllimit për të përshkruar më së miri se siç kemi qenë edhe jemi. Z.Ramazan ke arritur ta përcjellësh shumë bukur këtë mesazh që të gjithë jemi një e bashkohemi e hedhim valle së bashku, se ne nga Shqipëria në Diasporë jemi një.
 
Ju këtë këngë do ta këndoni në koncerte dhe evente të ndryshme, si e parashikoni ju si artiste, a do të ketë sukses kjo këngë?
 
Suksesi nuk parashikohet, por kam shumë besim se do të pritet shumë mirë se përveç mesazhit që percjellë ky tekst, jam munduar ta këndoj ëmbël dhe të jetë e dashur për mbarë popullin shqiptar. Shpresoj shumë të ketë sukses.
 
Dori, a do të pëlqente të këndoje një këngë me një tematikë të tillë, por me motive të Veriut dhe cilët janë projektet tuaja për të ardhmen?
Unë e kam mamin nga Burreli dhe këngët e Veriut i këndoj e më mbushin plot jetë. Me kënaqësinë më të madhe po, do e këndoja pa hezitim. Projektet e mia për të ardhmen janë të shumta. Kam dhe një super këngë të lehtë, sepse unë këndoj dhe këngën e lehtë. Në X Factor Albania dola në 8 më të mirët për kategorinë mbi 23 vjeç. Kam që 5 vjeçe që këndoj, kënga është jeta ime dhe shpresoj edhe bashkëpunime me këngëtarë të tjerë.
 
Të falenderoj për fjalët dhe mendimet e tua dhe të uroj suksese, por për ta mbyllur këtë bisedë dua të shuaj një kuriozitet për vete dhe për lexuesit. A ka ndonjë domethënie emri juaj i artit Dori?
Edhe njëherë ju faleminderit për intervisten, ishte shumë këndshëm, faleminderit edhe për tekstin aq të veçantë e të bukur. Ju uroj ta pasuroni artin shqiptar edhe me tej. Emri im i artit nuk është gjë tjetër veçse shkurtim i emrit Doriana. Ju përshendes, respekt.
 
Faleminderit dhe ju uroj suksese në të ardhmen. /ArbëriaNews
                                                             

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 18 =