Investigimi/ Faktet pse u fut Doshi në listën e zezë të ShBA - Arbëria News

Investigimi/ Faktet pse u fut Doshi në listën e zezë të ShBA

Çdo njeri normal do të mbetej i shokuar nga deklarata brutale e ambasadës amerikane në rastin e deputetit Tom Doshi. Reagimi i denjë për një seli diplomatike të instaluar në një republikë bananesh mund të etiketohet si një prej më të fortëve në historinë diplomatike mes dy vendeve. Ai është nga ato episode që hyjnë në histori njësoj si pjesmarrja e ambasadorit Rajerson në mitingjet e PD-së, viagra 40mg ku bënte thirrje të votuar për këtë parti, apo si ato të kryediplomatit të fundit Arvizu, që e etiketonte Berishën burrë shteti, pasi kishte vrarë katër vetë. Duke deklaruar në faqen e saj në facebook se:“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale” kjo ambasadë kalonte një cak. Edhe e krahasuar me qëndrimin që mbajti Komisioni Europian në Bruksel, ajo qe ku e ku më brutale, ku e ku më e vrazhdë dhe aspak diplomatike.

Selia e rrugës së Elbasanit vazhdoi me këtë linjë edhe në ditët që pasuan.

E pyetur nga Tv Klan nëse kishte prova kur e cilëson deputetin Doshi si të përfshirë në veprimtari kriminale, një zëdhënës i Ambasadës tha se këto shqetësime janë ngritur prej vitesh. Ndërsa pyetjes se përse nuk ia kanë dorëzuar qeverisë shqiptare këto prova, zyrtari i Ambasadës iu përgjigj duke thënë se i kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me Doshin pranë autoriteteve shqiptare. Po nga i njëjti burim u shqiptua edhe reagimi se ata as nuk do ta pranonin video-faktin e ofruar nga Doshi, për mënyrën se si ishte ideuar vrasja e tij.

Pas këtij qëndrimi të ashpër, menjëherë lind pyetja: pse kjo gjuhë e egër? Ç farë i shtyu amerikanët ta përdornin atë kundër Doshit? Shpjegimi i parë që jepet, më sipërfaqësor, ka të bëjë me arrogancën proverbiale prej sherifi të përtej Atlantikut. Ndërsa një përpjekje më e stërholluar lidhet me një mbështetje të tërthortë për Edi Ramën, duke ditur se fuqia kriminalizuese e Doshit mund ti bënte të heshtin shumë media dhe shumë politikanë që në një rast normal do të ishin prononcuar pro përjashtimit të tij. Pra sipas burimeve brenda mazhorancësm kjo ndërhyrje brutale ish bërë me paramendimin politik, për të çliruar segmente të shoqërisë shqiptare dhe për ti dhënë zemër atyre që kërkonin të flisnin hapur kundër Doshit.

Po pyetja tjetër që lind është se pse amerikanët e pikturojnë me kaq bojë të zezë Tom Doshin? Pikërisht për këtë, Lapsi.al. ka bërë një investigim të mardhënieve të koklavitura të deputetit të Shkodrës me ambasadën amerikane. Ato nisin qush herët që në marsin e vitit 2008, kur nga ambasadori Uidhers, Doshi fshikullohet me emër dhe mbiemër. Atëherë Toma ishte prej më shumë se një viti e gjysëm deputet. Ishte zgjedhur në vitin 2005 në zonën 7 të Velipojës me siglën e partisë socialiste. Por nuk kaloi as një vit dhe ai e kishte braktisur grupin e majtë për tu vetëshpallur demokristian sipas traditave të familjes së tij. Përpos traditave të familjes do te qe dhe interesi vetiak që do e shndërronte Doshin në Demokristian. Partia e atëhershme e Nard Ndokës do të merrte nga berisha ministrinë e shëndetësisë, pikërisht atë që do i lihej në mbikëqyrje edhe nga Edi Rama, 7 vite më pas.

Pikërisht në atë kohë një gazetar i rrjetit ballkanik BIRN, Besar Likmeta, po investigonte për një shkrim për deputetët e parlamentit që mbanin diploma fallco. Ai la takim për këtë temë në 2 mars të vitit 2008 në barin e hotelit Sheraton edhe me Tomë Doshin. Në vend që të merrte të dhënat që i duheshin Likmeta u dhunua fizikisht dhe u godit nga vetë Doshi. Menjëherë për këtë cështje u mobilizua ambasadori amerikan Uidhers i cili e bëri të madhe edhe pranë Ish kryeministrit Berisha, aktin vandal të këtij deputeti të së djathtës. Ky akt do të zinte vend edhe në raportin e Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut. Raporti e etiketonte atë si një rast tipik të dhunës ndaj medieve. Tom Doshi ishte shënuar me rreth të kuq nga amerikanët. Se çmendonin vërtet ata për të do të kuptohet pas skandalit të Ëikiliksit dhe zbulimit të kabllogrameve të famshëm të nisur nga ambasada e Tiranës në drejtim të Uashingtonit.  Në një raport të saj pas zgjedhjeve të vitit 2009 ambasada thotë se dhe Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 2009-s ka disa trafikantë droge si dhe të përfshirë në pastrim parash, të cilët janë të trashëguar një pjesë dhe nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2005. Ambasada Amerikane e nis renditjen e deputetëve të lidhur me krimin me Tom Doshin nga PS për të cilin shkruhet: “Ai është deputet i Shkodrës nga PS. i njohur si më i pasuri nga deputetët e Kuvendit me një pasuri të deklaruar prej 15 milionë dollarësh. i dyshuar për trafik lëndësh narkotike”.

Po në një kabllogram tjetër të shkruar në të njëjtën linjë ambasadori i rreferohet dëshmive të deputetit socialist Ben Blushi. Kabllogrami është shkruar nga Uirdhes më 28 korrik 2009, pra menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme të kontestuara nga socialistët. Ishte koha kur Doshi ishte rikthyer në PS dhe kur Rama pati deklaruar se po të humbte zgjedhjet do të largohej. Ja ç‘thotë kabllogrami: “Blushi u ankua për kandidatët “rrugaçë” e “truproja” si për shembull Tom Doshi nga Shkodra dhe të tjerë të diskutueshëm në Lezhë apo zona të tjera, për të cilët Rama kishte vendosur pa marrë mendimin e të tjerëve. Ai tha se PS-ja nuk mund të tolerojë tipa të tillë që po e çojnë atë 20 vjet prapa. Sipas tij, Doshi i kishte thënë Ramës se nuk mund të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit, pasi Doshi kishte investuar 500,000 euro për zgjedhjen në Shkodër dhe i donte paratë mbrapsht. Blushi tha se paratë ishin shpenzuar më kot”.

Ky pra është në fillim të vitit 2009 qëndrimi që amerikanët kanë për deputetin Doshi. Ai do të nxihet edhe më shumë pas radikalizmit të PS dhe tentativave të dhunshme për të shkaktuar trazira në 21 janar. Fillimisht diplomatët amerikanë që vunë shenjën e barazimit mes protestuesve dhe vrasësve e akuzonin në biseda informate Doshin, si njeriun që kishte paguar dhe nxitur grupet e gatshme të dhumës. Shumë deputetë socialistë, kundërshtarë të Ramës, ishin ankuar në selinë e rrugës së Elbasanit se Doshi i pat kërcënuar fizikisht për qëndrimet politike anti Ramë që ata mbanin. Në arkivat e ambasadës ishte arkivuar edhe rasti i kërcënimit me armë në një mbledhje të grupit parlamentar që Doshi i kish bërë deputetit kokëshkretë Taulant Dedja.

Për të gjitha këto fakte  Doshi ishte futur në listën e zezë të amerikanëve dhe më shumë se një zyrtar i këtij shteti që i ka kërkuar në mënyrë eksplicite Edi Ramës, të ndahej nga “shoku i tij i ngushtë”. Madje në atë kohë përflitej edhe fakti se ashtu si dikur Gramoz Ruçi edhe Doshi gjendej në një listë jo zyrtare të cilët nuk merrnin vizë për në ShBA.

Por ndërrimi i pushtetit në 23 qershor 2013 duket se ndryshoi faqen e historisë edhe për Tom Doshin. Me lidhje kulte dhe ftesa të dyshimta ai arriti ta marrë vizën për në ShBA, të takojë kongresmenë, madje sipas medieve pranë tij të arrijë të vizitojë edhe Shtëpinë e Bardhë. J a ç shkruante në 30 tetor 2013 Gazeta shqiptare: Deputeti socialist, Tom Doshi mori dje vizë njëvjeçare amerikane.”Ishin pikërisht kabllogramet e së famshmes Ëikileaks, të cilat ngjallën gati dy vjet më parë debate për disa nga politikanët që “janë të lidhur me krimin e organizuar”. Ndaj edhe emri i deputetit të PS-së u lakua në atë kohë si një prej tyre, bashkë me emra të tjerë. Madje nga zyrtarë të Partisë Demokratike u tha se pikërisht për shkak të këtyre informacioneve, atij i ishte refuzuar viza amerikane dhe nuk lejohet të shkojë në SHBA. Por dje, deputeti ka marrë vizën e shtetit më të madh dhe jo pak, por një vizë njëvjeçare me shumë hyrje-dalje, duke hedhur poshtë zërat për një refuzim të Amerikës ndaj tij. i kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Doshi pohoi marrjen e vizës amerikane dhe tha se: “Mua nuk më është refuzuar asnjëherë viza amerikane. Është hera e parë që aplikoj dhe e mora njëvjeçare me shumë hyrje dalje”.

Dhe vërtet Doshi udhëtoi drejt amerikës udhëtim nga i cili ai postoi edhe një foto me kongresmeni Eliot Engell. Por ajo që çudit më shumë, ishte fakti se ai arriti të ketë edhe një intervistë në Uashington në zërin e Amerikës një media që është gjithnjë në të njëjtën linjë me qëndrimet e qeverisë amerikane. Dhe për më tepër se kaq, ai bëri edhe një deklaratë të fortë. Ishte koha kur në vend kishin plasur protestat kundër armëve kimike dhe Tom Doshi bëri thirrje për ti pranuar ato në Shqipëri. Deputeti i fortë që dikur kishte çuditur shumë kënd, duke qenë i vetmi në sallë që nuk kishte duartrokitur fjalimin e Hilari Klintonit në parlamentin shqiptar, tani po shndërrohej në proamerikan. Kur u kthye në Shqipëri Doshi shkroi në faqen e tij në Facebook se elektorati i tij në Shkodër duhej të ndihej krenar për këtë vizitë. Dhe kështu u duk për disa kohë se faqja e erët e Doshit pranë amerikanëve ishte fshirë. Se emri i tij ishte hequr nga lista e zezë. Deri sa ndodhi përplasja në PS, që tregoi edhe njëherë se në Uashington mund të vonojnë, por nuk harrojnë./lapsi.al

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + six =