Ish-drejtori i policisë në kërkim, ja vendimi që ka marrë gjykata sot - Arbëria News

Ish-drejtori i policisë në kërkim, ja vendimi që ka marrë gjykata sot

Ndërsa vazhdon të jetë në kërkim, Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar ditën e sotme kërkesën e prokurorisë për të zgjatur hetimet për Jael Çelën.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës është shpallur në kërkim, pasi u arratis sapo ndaj tij u lëshua një urdhër-arresti.

Çela akuzohet për lejimin e mbjelljes dhe përfshirjen në trafikun e kanabisit në zonën e Vlorës dhe bashkëpunim me Habilajt.

Gjatë seancës së sotme, prokuroria kërkoi zgjatjen me 3 muaj të hetimeve ndaj Çelës. Ndërsa avokati i tij u shpreh se nuk ishte në dijeni të provave dhe nuk ishte njohur me faktet.

Bashkë me Çelën në kërkim janë edhe 3 ish-drejtues policie. /syri.net/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − six =