Ish-kryeministri Berisha thirret si dëshmitar në gjyqin e Shullazit - Arbëria News

Ish-kryeministri Berisha thirret si dëshmitar në gjyqin e Shullazit

Në gjyqin kundër Emiljano Shullazit është thirrur për të dëshmuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Por nuk dihet nëse ai do të shkojë në seancën e nesërme te Gjykata e Krimeve të Rënda. Emri i Sali Berishës është përmendur nga ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shpreh se ai ka dijeni për kërcënimet që Shullazi u ka bërë Mynyr Konit dhe Dhori Kules. Kanë qenë avokatët e Emiljano Shullazit të cilët kanë paraqitur kërkesën për të dëshmuar ish- kryeministri Berisha. Veç tij janë thirrur në gjykatë edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa, si dhe Marsida Musai, bashkëshortja e biznesmenit Ylvi Beqja.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + eight =