Ismail Kadare emetohet në një pullë postare të Postës së Kosovës

Posta e Kosovës ka emetuar pullën postare “Ismail Kadare” dhe kjo në shenjë të nderimit të njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë dhe me famë ndërkombëtare. Kjo pullë postare emetohet në 80 vjetorin e lindjes së tij, në vitin që është shpallur si “Viti i shkrimtarit Ismail Kadare”

“Posta e Kosovës ndihet krenare, sepse fondi i pullave postare është pasuruar edhe me imazhin dhe emrin e shkrimtarit tonë të madh. Duke marrë parasysh se një prej qëllimeve kryesore të Postës së Kosovës është promovimi i vlerave kombëtare, ne ndihemi të nderuar që përmes kësaj pulle postare shprehim respekt dhe mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e Kadaresë për çështjen e Kosovës. Veprat e tij sot gjenden kudo, në të katër anët e botës, të përkthyera në dhjetëra gjuhë të ndryshme. Edhe kjo pullë postare që nga sot do të udhëtojë me emrin dhe imazhin e tij kudo në botë ”, thuhet në  një komunikatë për media të Postës së Kosovës me rastin e emetimit të pullës postare me portretin e shkrimtarit të  madh.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =