Itali/ Aksidentohet një familje shqiptare, 4 të plagosurit në gjendje të rëndë - Arbëria News

Itali/ Aksidentohet një familje shqiptare, 4 të plagosurit në gjendje të rëndë

Në Commessaggio, more about në Itali, mind një automjet tip “Audi A4” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Mësohet se është aksidentuar një familje shqiptare. Të plagosur kanë mbetur dy gjyshërit, nipi i tyre 3-vjeçar dhe mbesa 5 vjeçe.

Të gjithë të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa djali 3-vjeçar rrezikon jetën. Familja, me origjinë shqiptare, jeton në Legnago Bovolone në krahinën e Verona.

Fillimisht kanë qenë banorët e zonës ata që kanë nxjerrë gjyshin nga makina, dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë dy fëmijët. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë gruan nga automjeti.

Nga hetimet e para dyshohet se një humbje kontrolli, ka nxjerrë makinën nga rruga (kthesë) duke përfunduar në kanal.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − one =