Itali, operacioni antidrogë arreston 9 persona, midis tyre një futbollist shqiptar - Arbëria News

Itali, operacioni antidrogë arreston 9 persona, midis tyre një futbollist shqiptar

Policia italiane ka vënë në pranga 9 persona, healing mes tyre edhe një futbollist shqiptar, sale në një operacion antidroge. Sipas medieve italiane, ditën e djeshme, policia ka ekzekutuar 9 urdhërarrestet e gjykatave.

Operacioni u zhvillua në provincat e Pesaros dhe Urbinos, si edhe në qytetet e Savonës, Tortoretos, Tarantos dhe Fasanos. Hetimet për këtë grup kishin nisur që në muajin shkurt të vitit 2014. Grupi në fjalë merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Martin Merolli, 23 vjeç, futbollist shqiptar i skuadrës së Urbania-s dhe kushëriri i tij Erandi Cano, 26 vjeç. Këta të dy bashkëpunonin me 26-vjeçarin, Bruno Xhahysa, i cili ishte furnizuesi i drogës.

Xhahysa furnizonte Ali Izeirin, 25 vjeç, i cili ishte bashkëpunëtor i Merollit. Izieri ofrohej në rolin e shoferit për furnizimet e drogës. Ai shpërndante kryesisht kokainë në Lombardi dhe

Abruco. Një tjetër i dyshuar është Murat Spaneshi, 24 vjeç, furnizues i Xhevair Domit. Në operacion u arrestua edhe një 27­ vjeçar italian, Giovanni Olimpio dhe një ukrainas 21­ vjeçar. Sipas medias italiane, klientët e bandës ishin nga sipërmarrës e punonjës deri te studentë universiteti dhe të mitur të moshës 14 dhe 17 vjeç.

Grupi i fshinte porositë në tualetet e lokaleve, kryesisht në tharëset elektrike, si edhe në zgavrat e pemëve në parqe të ndryshme.

merolli2

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + seven =