Ja çfarë do ti ndodhte Tokës sikur për 5 sekonda do të mbetej pa oksigjen - Arbëria News

Ja çfarë do ti ndodhte Tokës sikur për 5 sekonda do të mbetej pa oksigjen

Të gjithë ata që te ishin në plazh, do tu digjej menjëherë lëkura, edhe pse nuk do të kishte as diell, as rërë, as ujë. Oksigjeni molekular në ajër mbron lëkurën tonë nga rrezet ultravjollcë.

Qielli dhe ditën do të errësohej menjëherë, duke qenë se janë më pak thërrmija për të përthyer dritën, kjo do të thontë që qielli do të bëhej i zi.

Të gjithë copat e metalit të patrajtuar do të ngjiteshin me njëra tjetrën. E vetmja gjë që i mban sot të mos bashkohen është një shtresë oksidimi.

Korja e tokës do të shkriftohej, pasi oksigjeni përbën 45 % të saj.

Veshi i brendshëm i gjithkujt do të shpërthente, sepse do të humbisnim 21% të trysnisë së ajrit.

Çdo ndërtesë betoni do të bëhej pluhur, pasi oksigjeni është një ndërlidhës i rëndësishëm tek betoni.

Uji përbëhet 1/3 nga oksigjeni, pa të do të kthehej në gjendje të gaztë.

Oqeanet do të avullonin, sepse pa oksigjenin, hidrogjeni është i lirë të ngjitet në troposferë e më pas në hapësirë.

TANI, PO SIKUR SASIA E OKSIGJENIT TË DYFISHOHEJ?

Avionët prej letre do të fluturonin më lart.

Ne do të bënim më shumë kilometra me të njëjtën sasi karburanti.

Do të ishim më të lumtur dhe më vigjilentë, pasi shtimi i oksigjenit do të na shtonte aftësitë njohëse, vigjilencën dhe performancën fizike.

Por… Do të kishim insekte gjigande. Përmasa e trupit të një insekti përcaktohet nga sasia e oksigjenit në atmosferë.

Pra, çdo gjë me masën e duhur, apo jo? Kështu që, më mirë që oksigjenin e kemi pikërisht kështu siç e kemi./Bota.al

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − 10 =