Ja cilat janë sekretet që fsheh forma e buzëve..... - Arbëria News

Ja cilat janë sekretet që fsheh forma e buzëve…..

Buzët tregojnë pikërisht karakterin tonë në një marrëdhënie; sa bëjmë ne për të tjerët, order sa përfshihemi në një lidhje. Doemos; është tipari i fytyrës që krijon kontaktin më të madh me partnerin! Lexoni shpjegimet e mëposhtme për të kuptuar çfarë rrëfen çdo formë buze për karakterin tuaj në një marrëdhënie.

Buzë mesatarisht të plota
Këto lloj buzësh nuk janë as të plota, adiposity as të holla, dhe nuk kanë formë shumë të theksuar. Personat me këtë formë buzësh ruajnë baraspeshat në marrëdhënie. Ata nuk janë shumë ‘të ngjitur’, por u pëlqen të krijojnë një lidhje shpirtërore me partnerin.

Buzë me formë shumë të theksuar
Është ajo formë e buzëve që ne e quajmë “me shumë kënd”. Njerëzit që kanë këtë lloj buzësh hyjnë shumë shpejt në komunikim, mendojnë shumë shpejt dhe kanë prirje për të qenë impulsivë, duke shprehur shpeshherë gjëra të pamenduara mirë dhe që mund ta lëndojnë partnerin.

Buzë pa shumë formë
Personat me këtë formë buzësh kanë mangësi në vendosjen e kufijve në marrëdhënie. Ata bëjnë më tepër se duhet për tjetrin, dhe shpesh anashkalojnë kujdesin për veten. Janë njerëz me ndjesi shumë të lartë përgjegjësie, por nuk arrijnë ta kuptojnë se nuk e kanë për detyrë të zgjidhin problemet e të gjithëve.

Buzë e sipërme e padukshme dhe e poshtme normale
Këta janë përgjithësisht njerëz që në plan të parë vënë karrierën dhe ambiciet e tyre. Sipas Haner, 60% e meshkujve kanë këtë formë buzësh. Ata nuk bien pothuajse kurrë në qetësi, sepse duan me çdo kusht të bëhen dikush, edhe duke lënë pas dore partnerin.
Buzë e sipërme më e plotë 
Nëse e keni buzën e sipërme më të mishtë se të poshtmen, tregon se ju pëlqen të bëni për partnerin, të kujdeseni për të po aq sa për veten tuaj.

Buzë të vogla dhe shumë të plota
Këto lloj buzësh duken shumë të pafajshme dhe fëmijërore. Këta persona i hyjnë marrëdhënieve me një ndjenjë egoizmi, por sapo shohin se partneri bën për ta, nisin t’ia shpërblejnë me vëmendje dhe kujdes. Nga ana tjetër, njerëzit me buzë të vogla dhe të holla, e kanë shumë të vështirë të përfshihen në një marrëdhënie duke qëndruar për një kohë të gjatë të ftohtë dhe kërkues.

Buzë të holla të sipërme dhe të poshtme
Personat që i kanë të dyja buzët e holla mund të qëndrojnë edhe vetëm dhe të ndihen të kënaqur. Ata nuk e ndjejnë nevojën e një marrëdhënieje për tu ndier të plotësuar. Nuk u vjen e natyrshme të krijojnë një marrëdhënie, si njerëzve me buzë më të plota, por kjo nuk do të thotë se nuk dinë të mbajnë një lidhje.

Buzë më të plota në mesin e sipërm dhe të poshtëm
Këto janë përgjithësisht buzët e njerëzve të cilëve u pëlqen shumë vëmendja. Duke qenë se u pëlqen vëmendja kërkojnë shumë përkushtim ndaj tyre, e urrejnë vetminë dhe mund të krijojnë marrëdhënie dramatike. Kërkojnë emocione të forta në çdo përjetim të jetës së tyre dhe nuk e pranojnë nëse bëjnë një gabim.

Buzë shumë të plota si të sipërmet, edhe të poshtmet
Kjo formë buzësh lidhet me një dëshirë të lindur për të qenë nënë dhe për tu kujdesur për të tjerët në përgjithësi. Personat me këtë formë buzësh janë të prirur të japin, të bëjnë më tepër për të tjerët se për veten e tyre dhe madje të ndihen të lumtur nga kjo. Ata e vlerësojnë shumë çdo marrëdhënie, duke lënë shpirtin tek tjetri!

Buzë të rrumbullakëta
Njerëzit që i kanë buzët e rrumbullakëta janë tepër të dashur. Në përgjithësi, janë njerëzit më të dhembshur, që i kushtojnë shumë kohë dhe vëmendje tjetrit dhe i japin atij shumë rëndësi. Buzë pa shumë formë Personat me këtë formë buzësh kanë mangësi në vendosjen e kufijve në marrëdhënie. Ata bëjnë më tepër se duhet për tjetrin, dhe shpesh anashkalojnë kujdesin për veten. Janë njerëz me ndjesi shumë të lartë përgjegjësie, por nuk arrijnë ta kuptojnë se nuk e kanë për detyrë të zgjidhin problemet e të gjithëve.

Buzë të gjera dhe të plota
Njerëzit që kanë këtë formë buzësh kujdesen shumë për të tjerët dhe mëndojnë vazhdimisht se çfarë mund të bëjnë për ti ndihmuar ata. Nga ana tjetër, njerëzit me buzë të gjera dhe të holla, nuk shquhen për altruizëm dhe nuk para bëjnë shumë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × one =