Ja kush ishin pseudonimet e Enverit, Nexhmijes dhe shumë emrave të njohur gjatë luftës - Arbëria News

Ja kush ishin pseudonimet e Enverit, Nexhmijes dhe shumë emrave të njohur gjatë luftës

Gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, pseudonime kishin edhe drejtuesit kryesorë të Luftës. Madje për të saktësuar duhet thënë se, kishin më shumë se 5 pseudonime.

Por cilat ishin ato dhe historitë e tyre?

Dushan Mugosha ­ Kishte nofkën Çalamani pasi ai çalonte nga njëra këmbë.

Liri Gega ­ Kishte nofkën Harbutja, për shkak të egërsisë që e karakterizonte.

Gogo Nushi mbante pseudonimin Hyseni.

Ai ishte ortodoks por banonte dhe punonte në Tiranë mes myslimanëve, të cilët e strehuan dhe në shenjë respekti e quajtën Hysen.

Nexhmije Hoxha (Xhuglini) e veja e ish-­diktatorit Enver Hoxha, një nga pseudonimet që kishte ishte Delikatja. Thuhet se këtë pseudonim ia kishte vendosur Qemal Stafa.

Ja cilat ishin pseudonimet që drejtuesit e regjimit komunist por edhe shkrimtarë mbanin gjatë Luftës:

Enver Hoxha, ­ Ivan; Malo; Mali; Selami; Sali; Shpati; Tarasi; Usta Hasani; Valbona.

Nexhmije Xhuglini,­ Delegatja; Delikatja; Flaka; Fryma e re; Hiqmete Nexhani; Nezhari; Vera; Hidra (nofkë)

Mehmet Shehu, Misha; Mjekra; Vjosa

Fiqirete Shehu (Sanxhaktari),­ Qorja

Hysni Kapo­, Besniku

Nako Spiru­, Deti

Qemal Stafa, ­Brutus; Petriti

Shefqet Musaraj, ­Bejto Brati; Buburica; Dukë Eleni; Dimo Nuri; Fshatari Bejto; Merko; Nuri Dino; Shkrimtari

Shefqet Peçi­, Tërmeti

Vojo Kushi­, Tarzani

Zaho Koka­, Druvari; Vetëtima

Ramize Gjebrea, ­Besa; Interesanti

Rrahman Parllaku, ­Hallvaxhiu; Krajli; Sheqerxhi

Spiro Mojsiu­, Majori

Manush Myftiu, ­Heqimi; Gjethja; Jysja

Naxhie Dume,­ Furtuna

Liri Gega,­ Muzhiku; Tefta; Harbutja

Gogo Nushi­, Hyseni

Hito Çako, ­Bariu; Çobani; Shushica

Bedri Spahiu­,  Gjuetari dhe Kaçatori

Bilbil Klosi­, Bilo

Dilaver Poçi, ­Çakalli

Ethem Gjinushi, ­Goliku

Kahreman Ylli, ­Bariu

Kiço Ngjela, ­Kila

Kristo Frashëri­, Shkëmbi

Llazar Siliqi,­ Grethi; Shoku; Hylli; I riu; Shpendi

Petro Marko, ­Demo Koti

Spiro Çomora­, Himarioti

Sterjo Spasse­, Skënder Pirro.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 2 =