Ja kush janë kandidatët nga 4 institucionet për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi - Arbëria News

Ja kush janë kandidatët nga 4 institucionet për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Nesër hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve në drejtësi, ndërsa sot janë zbuluar kandidatët nga katër institucionet Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

“Në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në datë 7 dhjetor 2017 ora 10:00, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Hedhja e shortit do të zhvillohet në drejtimin e Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Vasilika Hysi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të:

-përfaqësuesve të dërguar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë,

Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë

-përfaqësuesve të grupeve parlamentare

-përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =