12380258_10153714327369821_1570640874_n

Nga: Valbona MEZINI

E kujt do t’ia kishte marrë mendja 3 vjet më parë, order se vota e dhënë për një variacion politik, medicine do të shndërrohej në një ndëshkim kombëtar të ethshëm, që sot 3 vjet më pas, nuk po lë të marrë frymë bisnesin dhe individin. Janë me qindra mijëra të penduarit që kanë votuar Rilindjen socialiste, jo për faktin se u genjyen sesa për faktin se qeveria me nofken “Rilindje”, qëlloi të jetë një cetë kacakësh që nuk kanë as ide e as strategji për zhvillimin ekonomik te vendit, pasojat e të cilëve po I vuan sot cdo shqiptar. Pavarësisht përpjekieve të qeverisë, për të justifikuar ndëshkimet ndaj bisneseve në gjoba dhe penalitet, si lëvizjet e duhura për të ndërtuar shtet, ajo- qeveria e di, fare mirë se nuk po ia del dot, të ngrejë mirëqenien e shqiptarëve edhe kur këtyre u rrit pambarimisht taksat si atë të karburantit, ujit te pijshëm, energjisë elektrike (për të cilën u betuar se do t’a ulte por në fakt gënjeu), apartamentit, shkollimit, e plot te tjera taksa ndaj bisneseve.

Qeveria e katandisur për gjynah, sot pas 3 vitesh, të ngjan me ate macen e zgerlaqur tek kazani i plehrave, qe kur u pa mbi nje pellgace uji, iu duk vetia luan, ndersa sot cdo shqiptar e di mirë se nga mungesa e strategjive dhe ekspertëve që do të duhej të kishte kjo qeveri, po vuan në kërkim të një shprese apo drite jeshile që nuk po e sheh dot. Kjo qeveri në 3 vjet po mbahet mend si qeveria e taksave te larta dhe robërimit të shqiptarëve, të cilët ia kanë mbathur nga sytë këmbët që të hanë bukë, duke shfrytëzuar mundësinë që Sali Berisha u la si dhuratë, atë të liberalizimit te vizave. Mjafton kjo “ofertë” që shqiptarët të arratisen 3 muaj sa në njërin shtet në tjetrin, për të gjetur mundësinë e nxjerrjes së ca parave me të cilat shtyjnë ca kohë.

Nuk ka shqiptar që të mos e ketë kuptuar se shëndetsia falas, ishte gënjeshtra e fushatave të majta. Askush nuk rri pa fut dorën në xhep kur shkon në spital edhe pse është i siguruar. Kjo, Z. Rama nuk është shëndetsia falas, është mashtrimi yt! Nuk ka shqiptar që të mos e ketë kuptuar, se legalizimet nuk u bënë falas, se shkollimi nuk është falas, se të sigurosh ushqimet e muajit është stresi më I madh .

E kujt do t’ia kishte marrë mendja 3 vjet më parë, se vota e dhënë për një variacion politik, do të shndërrohej në një ndëshkim kombëtar të ethshëm, që sot 3 vjet më pas, ishte vec një akt-akuzë që mori jetët e dhjetra kryefamiljarëve që u vunë përball spatës së mediokritetit politik të cetës së majtë. Në tehun e spatës së mediokritetit, ra pre Arif Doda, me profesion polic, babai i dy fëmijëve të mitur i cili i dha fund jetës, duke qëlluar veten me automatik. Ky punonjës I shtetit, ne kushte varfërie i dha fund jetës për 1 milion lekë borxh për energjinë elektrike dhe 100 mijë lekë për ushqimet me listë. Një tjetër viktimë e tehut të shpatës së mediokritetit ishte edhe Llazar Nasi nga Vlora, babai i 3 vajzave që u ankua në Osshe për një faturë mbi faturuese në shumën 80 mijë lekë të rinj, të cilën ai nuk mund ta paguante.

Gjovalin Llazri kryefamiljari 52 vjec edhe ky për pamundësi të pagesës së energjisë elektrike i dha fund jetës. Janë me dhjetra rastet në këtë Shqiperi të vogël që në 3 vjet grupmosha te ndryshme, i kanë dhënë fund jetës, nga mungesa e mbijetesës dhe pamjaftueshmëria e shpresës. Që Shqipëria është vendi më I palumtur në botë, këtë e kuptojmë cdo ditë.

Cdo shqiptar në kafene diskuton sesi mund të largohet nga Shqipëria ndaj edhe 500 mijë dhe më shumë, janë shpërngulur në 3 vjet në emigracion. Këtë gjë e thotë të paktën për 3 vjet rresht edhe raporti I LUMTURISË BOTERORE, I cili publikohet cdo vit nga UN, Kombeve te Bashkuara. Në vigjilje të ditës ndërkombëtare të lumturisë, Raporti evidentoi si vendet më të lumtura në rajonin e Ballkanit Kosovën, serbinë, Kroacinë, Malin E Zi, ndërsa Shqipëria në vend të fundit. Por më shumë se kaq, Shqipëria renditet ndër vendet më pak të lumtura në botë, mes mbijeteses dhe mjerimit.

Sipas të World Happiness Report 2016, publikuar ne ROME, vendi ynë pozicionohet i 109 në botë për lumturinë, me një përkeqësim prej 14 shkallësh nga viti i shkuar dhe gjithashtu, i fundit në rajon… Raporti shqyrton 156 shtete, ndersa nenvizon se ne tre vjet Shqiperisa ka ardhur duke u perkeqesuar. Ky është i katërti vit radhazi që del studimi i kryer nga ekspertë të Kombeve të Bashkuara dhe sërish ne shfaqemi ndër popujt më të palumtur në botë.. Në renditjen e 156 vendeve, Shqipëria zë vendin e 109, duke lënë pas vetëm shtete, në të cilët ka konflikte të njohura, pra Shqipëria renditet e fundit përnga shtetet normale.

Krahasuar me rajonin, performancën më të mirë e ka sërish Kosova këtë vit, e renditur e 77 në botë, Serbia e 86-a, Mali i Zi i 87-i, Bosnja e 87-a dhe Maqedonia e 95-a. Ky raport bën renditjen e këtyre shteteve botërore duke u bazuar në analizat mbi: PBB-në, mbështetjen sociale, perceptimin për korrupsionin dhe bujarinë. Ky raport rishikon kuptueshmërinë shkencore të matjes dhe shpjegimit subjektiv, të mirëqenies, suportit social dhe atij ekonomik dhe jep të dhënat e krahasueshme, duke përfshirë rankimin nacional, duke u bazuar edhe në të dhënat e sondazheve botërore të Gallup për 156 shtete.

Raporti identifikon 5 vendet kryesore, me nivelin më të lartë të lumturisë, ata janë:

1.Danimarka

2. Zvicra

3. Islanda

4. Norvegjia

5. Finlanda

Ky raport në fakt ka një interes të jashtëzakonshëm pasi reflekton cilësinë e zhvillimit njerëzor. Për shkak të këtij interesi në rritje, shumë qeveri, komunitetet dhe organizatat janë duke përdorur të dhënat e lumturisë, dhe rezultatet e mirëqenies, për të mundësuar politika që mbështesin jetë më të mirë. E në të tilla kushte, shtrohet pyetja, a ka ardhur momenti në Shqipëri, për një revolucion demokratik, i cili vjen si nevojë e brendshme për shoqërinë shqiptare ?

Në fakt shqiptarët duhet të dëshmojnë se ngrihen kurdoherë kur qeveritë e papërgjegjshme shpërdorojnë fondet, të cilat mbidhen nga taksat e shqiptarëve. Ka ardh momenti, për një revolucion të shumëpritur, i cili do të sinergjizojë dëshirën mbarëshqiptare për europianizimin e vendit, i cili sot e ka të pamundur të shkojë drejt Europës, me regjimin më të lartë fiskal dhe me varfërinë e tejskajshme që e faktojnë listat e gjata të veresieve në dyqane, që e faktojnë numri i lartë i vetëvrasjeve të kryefamiljarëve në 3 vjet, që e fakton dëshira e madhe e shqiptarëve për të ikur një orë e më parë nga ky vend, ku diktatura është ulur këmbëkryq, ku mediat nuk janë të lira dhe vetëgjyqësia është kthyer në modë. E sic thotë edhe Viktor Hygo, kur diktatura është fakt, revolucioni është detyrë. Revolucioni demokratik në Shqipëri, tashmë është detyrë për një Shqipëri më të mirë, detyrë për një jetë më të mirë ! Kjo detyrë nuk i përket vetëm ish dhjetoristëve por po aq u përket të rinjve.

Cdo i ri dhe e re, sot nuk mund të jetojë i lumtur kur shikon sesi në 3 vjet nuk është rritur asnjë rrogë asnjë pension, kur në 3 vjet nuk mundet të përballojë dot faturat e larta, kur në 3 vjet i ka harruar pushimet se nuk i del të kursejë. Sot të rinjtë nuk integrohen dot në tregun e punës sepse kryeministri rriti pagesat e sigurimeve shoqerore për 17 profesione të lira, per mjekët, dentistët, farmacistët, inxhinierët, juristët, të cilët do të paguajnë 10 fish sigurimet mujore.

Kjo nuk bën gjë tjetër vec frenon konkurencën e shërbimeve që ofrojnë këto profesione në treg dhe cmimet e larta që pqerftohen nga këto sherbime do t’I paguajë secili nga ne. Më shumë se kushdo tjetër revolucioni demokratik është detyrë e brezit të ri, grupmoshave të reja që janë të papunë sepse 35 % e të rinjtë në Shqipëri, enden në kërkim të një vendi pune për diplomën që kanë. Ja pse revolucioni demokratik është nevojë e brendshme e shoqërisë tonë dhe detyrë më së shumti e të rinjve dhe të rejave .