Ja si feston ditëlindjen në burgun e Italisë "bosi" shqiptar - Arbëria News

Ja si feston ditëlindjen në burgun e Italisë “bosi” shqiptar

Emanuel-Demaj

Pas lajmit se “bosi” shqiptar publikonte foto në rrjetet sociale ndonëse ishte në burg, erectile policia italiane ka bastisur qelinë e tij.
Në burgun e Montorios në Itali është gjetur telefoni celular nga ku janë publikuar në Facebook fotografitë e festës së ditëlindjes në burg të shqiptarit Emanuel Demaj, kreu i një bande grabitësish që vepronin në territorin e Italisë së Veriut.

Ndaj tij prokurorja Silvia Golin ka kërkuar dënimin me 16 vjet burg. Pas një kontrolli prej disa orësh, trupat e policisë italiane të ardhur nga qyteti i Viçencës në bashkëpunim me policinë e burgjeve, kanë gjetur telefonin celular, por jo në qelinë e Emanuel Demaj, por në qelinë e një të burgosuri tjetër, i huaj, me origjinë nga Europa Lindore.

Nuk dihet nëse ky celular i përkiste Demajt apo përdorej nga shqiptari e fshihej në qelinë e të burgosurit tjetër. Sipas policisë së burgjeve, në festën e ditëlindjes së Emanuel Demaj morën pjesë të gjithë të burgosurit, me përjashtim të një të dënuari italian.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 2 =