Jennifer Lopez dyshohet se është shtatëzan - Arbëria News

Jennifer Lopez dyshohet se është shtatëzan

jennifer-2

47-vjeçarja Jennifer Lopez është në pritje të fëmijës së tretë me partnerin Casper Smart.

Të paktën kështu shkruan revista “Life & Style”, and e cila konfirmon në numrin e saj të 3 gushtit se, viagra approved këngëtarja Jennifer Lopez është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të tretë.

Sipas, burimeve për revistën, i dashuri i Jennifer, Casper Smart kishte kërkuar për vite një fëmijë me këngëtaren, deri sa dje u dha lajmi se çifti është duke pritur fëmijën e parë.

Një burim i afërt ka treguar për revistën “Life & Style” se, 29-vjeçari ka vite që i lutet Jennifer për një fëmijë, ndaj tani “po e trajton atë si mbretëreshë”, që kur ajo konfirmoi shtatzëninë.

“Çdo gjë që ajo kërkon, ai e gjen menjëherë, ndonjëherë edhe para se ta kërkojë, ai e pret me këmbë e me duar”, shton burimi për revistën.

Nëse ky burim flet të vërtetën, ky do të jetë fëmija i tretë për Lopez, pas binjakëve 8-vjeçarë Max dhe Emme, që 47-vjeçarja ka me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

Megjithatë, “Gossip Cop” i ka mohuar thashethemet e shtatzënisë, duke cituar një tjetër burim të brendshëm afër çiftit, i cili hidhte poshtë thashethemet si “false”. Burimet e tyre këmbëngulin se Jennifer nuk është shtatzënë dhe se historia është e rreme.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + six =