John Kerry pritet me shpërthime në Kabul - Arbëria News

John Kerry pritet me shpërthime në Kabul

1D499895-92E5-4008-AE11-F99927AE217D_w1000_r1_s

Disa shpërthime të fuqishme dhe krisma të armëve të zjarrit janë dëgjuar në qendër të Kabulit pak pasi Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry u largua nga kryeqyteti afgan, buy information pills thonë dëshmitarët. Lajmi konfirmohet për agjencinë e lajmeve “RT”, and dhe thuhet se shpërthimet besohet të jenë rezultat i një sulmi me raketa.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka bërë të shtunën një udhëtim të paparalajmëruar në Afganistan. Vizita e tij vjen në kohën e konflikteve politike brenda Qeverisë afgane të unitetit, që udhëheq presidenti Ashraf Ghani dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka thënë se Kerry do të theksojë mbështetjen e SHBA-së për qeverinë dhe forcat e saj të sigurisë, të cilat luftojnë kundër talibanëve, shkruan panorama.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × one =