Ka ardhur koha, Doktor - Arbëria News

Ka ardhur koha, Doktor

Nga Astrit Patozi

Eh, si vajti kjo punë, o doktor!

Tani, meqë katandisja i ka kaluar të gjitha fantazitë, mendoj se ti do bëje mirë që t’ia mësoje ca gjëra atij, që ke lënë si menaxher tek Partia Demokratike.

Për shembull, t’i tregosh që një njeriu mund t’i bësh çfarë ke mundësi në të tashmen dhe në të ardhmen. Por, kurrësesi, në të shkuarën.

Sepse ai ditëziu kujton se mund t’i shkarkojë edhe si ish-deputetë, ata që kanë përfaqësuar PD-në ndër vite.

Mësoja që kjo është e pamundur, sepse ka nevojë ta dijë.

Dhe meqë ra fjala, tek kjo shëmtia e kthimit të ftesave mbrapsht të shumë ish-deputetëve për ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit.

Mirë për “armiqtë e betuar” të popullit e të partisë, të tipit Ridvan Bode, që kanë kryer krime të rënda kundër njerëzimit, plagët e të cilave janë ende të freskëta.

Po me Aleksandër Meksin, Alfred Serreqin, Fatos Bejën, Ilir Banon, Luan Skuqin, Ndriçim Xhepën e dhjetëra të tjerë çfarë kanë pasur këta?

Apo duhej patjetër që të mos e kishe takuar kurrë Pjetër Arbnorin, por ta kishe parë vetëm në televizor, që të shkoje në atë ceremoni?

Dhe meqë ti ke parë shumë, se ke qenë aty që nga fillimi, bën mirë gjithashtu që ndonjë ditë t’i tregosh krimet, që kanë kryer të gjithë ata që kanë shërbyer në këto 30 vjet si deputetë të Partisë Demokratike.

Të paktën, ashtu do të dimë se kujt i takon dhe kujt jo që të marrë pjesë në aktivitete të ngjashme.

Kuvendi kishte ftuar të gjithë deputetët e PD në vitet 92-97 dhe ftesat u dërguan tek selia e partisë, por shumica e tyre u kthyen mbrapsht me pretendimin se nuk u diheshin adresat.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =