Kaçe i befason të gjithë, ja në cilin klub do të transferohet

Ergys Kaçe, mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka arritur marrëveshje me kampionin e Shqipërisë, Skënderbeun.

Skuadra e Skënderbeut do të bëjë një goditje të madhe në afatin kalimtar të janarit. Ekipi nga Korça ka arritur marrëveshje me yllin e Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçen.

Kaçe pritet të prezantohet me fanellën e korçarëve më 2 janar, shkruan e përditshmja sportive shqiptare, Panorama Sport.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë do të vijë në formë huazimi nga klubi i PAOK-ut dhe pritet të zgjidhë problemet që ka pasur ekipi në mesin e fushës.

Pas largimit nga Plzeni, 23-vjeçari ka pranuar që pjesën e mbetur të edicionit ta luajë në qytetin e lindjes, në Korçë, ku do synojë që të ndihmojë kampionët në garën për të fituar sërish titullin.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =