Kakà tradhëton kuqezinjtë, ja skuadra ku do të luajë në janar - Arbëria News

Kakà tradhëton kuqezinjtë, ja skuadra ku do të luajë në janar

Milani mund të presë për momentin, pasi Ricardo Kakà ka të tjera plane për të ardhmen. Pas largimit nga Nju Orlins dhe deklaratave të fundit se mund të rikthehet për të veshur fanellën kuqezi, ka qenë vetë futbollisti brazilian ai që ka treguar se e ardhmja e tij është dikur tjetër. Ashtu si mjaft yje të futbollit edhe Kakà ka vendosur që të luajë në Kinë edhe pse për këtë transferim mungon ende zyrtarizimi. Mediat raportojnë se kalimi i sulmuesi brazilian te skuadra e Guizhou Hengfeng Zhicheng është i sigurt dhe se palët kanë rënë dakord, por po diskutohen ende disa detaje.

Skuadra kineze e Guizhou Hengfeng Zhicheng drejtohet nga trajneri spanjoll Gregorio Manzano, që e ka kërkuar me çdo kusht Kakà dhe pas një oferte të majme të bërë nga Lindja e Largët ka vendosur të luajë në këtë kampionat. Një transferim disi surprizë, pasi thuajse ishte i sigurt kalimi i brazilianit te Milanit, ndoshta jo si futbollist por si drejtues, por duket se kjo gjë mund të ndodhë në të ardhmen. Për momentin, Kakà ka ende të dëshirë të luajë dhe pas kësaj oferte nga Kina po mendon të shtyjë daljen në pension, për të treguar edhe në Azi vlerat e tij si kampion.

/Telesport

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 16 =