Kaliforni, 15 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur nga rrëshqitjet e tokës   - Arbëria News

Kaliforni, 15 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur nga rrëshqitjet e tokës  

Një punëtor i shpëtimit e ka përshkruar me lehtësi fëmijën që u tërhoq nga mbeturinat pas rrëshqitjeve shkatërrimtare në Kaliforni të Jugut, si një “kukull me baltë”.

Berkeley Johnson tha se vajza dyvjeçare u dërgua në spital.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në Qarkun e Santa Barbara për banorët e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave, që tronditën një zonë të përfshirë nga zjarret muajin e kaluar.

Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.

“Unë nuk e di se si foshnja mbijetoi”, tha Berkeley për gazetën Independent të Santa Barbara.

Johnson tha se ai dhe gruaja e tij, Karen, dëgjuan një fëmijë që qante pasi intensiteti i përmbytjes kishte rënë dhe ata arritën të zbrisnin nga çatia e shtëpisë së tyre të mbytur.

Çifti u bashkua me një zjarrfikës për të gërmuar dherat jashtë dhe nxorën baltë nga goja e saj para se ajo të dërgohej në spital.

“Sikur të mos kishim shkuar atje, nuk mendoj se fëmija do të kishte mbijetuar”, shtoi ai.

Më shumë se 50 vetë janë shpëtuar tashmë, por shumë vende janë ende të paarritshme. Disa rrugë janë të mbyllura, përfshirë autostradën kryesore 101.

Rreth 163 persona janë dërguar në spital. Njëzet kishin “lëndime të lidhura me stuhinë” dhe katër ishin lënduar në mënyrë kritike.

Numri i viktimave mund të rritet ndërsa sot operacionet e kërkimit-shpëtimit për të mbijetuarit janë forcuar me ardhjen e një ekipi të madh, përfshirë dhe ndihma e ofruar nga Roja Bregdetare, Garda Kombëtare dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit.

Duke përdorur helikopterë dhe qen, ekipet e shpëtimit nxorën banorët e bllokuar brenda shtëpive apo ata që kishin ngecur në baltën e thellë deri tek kyçi i këmbës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − three =