Kallëzohen në Prokurori drejtori, ish drejtori dhe 6 specialistë të ALUIZMI-t (Akuzat) - Arbëria News

Kallëzohen në Prokurori drejtori, ish drejtori dhe 6 specialistë të ALUIZMI-t (Akuzat)

2a0c58d45e896c301d05a52c3f48f5b0_L

KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin, hospital ish drejtorin dhe 6 specialistë të ALUIZNI-t Gjirokastër. Sipas KLSH ata kanë kryer legalizime të jashtëligjshme për 14 subjekte, find në zonën e përcaktuar në hartën e UNESCO-s për qytetin e Gjirokastrës, në pronat e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe për objekte ende në procese gjyqësore.

KLSH gjithashtu bën me dije se zyrtarët i kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm ekonomik në vlerën 10,939,624 lekë.

NJOFTIMI I KLSH:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 765/1, datë 19.08.2015, ka audituar Agjencinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) Gjirokastër, për periudhën Janar 2013-Tetor 2015. Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, ndër të cilat më kryesoret janë:

1. Shkelje, të meta e mangësi, në zbatimin e procedurave ligjore në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje, në përgatitjen e dokumentacionit për  kualifikimin dhe certifikimin e objektit informal (leje legalizimi), shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për objektet informale, si dhe në përgatitjen dhe dërgimin e dokumentacionit për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale nga Shteti tek poseduesi i ndërtimit pa leje, në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, VKM nr. 438, datë 28.6.2006, ndryshuar me VKM nr. 280, datë 01.04.2015 Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje".

2. Lejim të parregullsive në plotësimin e dosjeve, duke legalizuar objekte në kundërshtim me ligjin në: – 4 raste, objektet informale janë pozicionuar brenda zonës së lirë (tampon), të përcaktuar sipas hartës së zonifikimit qytet-muze të Gjirokastrës, në kundërshtim me nenin 5, germa (b), të VKM nr. 832, datë 11.12. 2003 “Për miratimin e rregullores së administrimit të qytetit  muze të Gjirokastrës” (ndryshuar me nenin 13, pika 5 dhe nenin 14, të VKM nr. 345, datë 06.06.2007 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin e KM nr. 832, datë 11.12.2003 “Për miratimin e rregullores së administrimit të qytetit Muze të Gjirokastrës”), si dhe nenit 29, të ligjit nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”;

– 9 raste, objektet informale janë legalizuar në pronat e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, njohur me VKKP nr. 154/5 datë 26.09.1996 (Teqenë e Zallit) dhe VKKP nr. 134, datë 13.03.2008 (Teqenë e Shtufit), në kundërshtim me nenin 4, germa “b” të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, me pikën 22 të VKM nr. 437, datë 28.06.2006 “Përcaktimin e procedurave për mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje, për ngritjen e bazës së të dhënave”, i ndryshuar , me germën “ç” dhe “d” të pikës 2, të VKM nr. 871 datë 27.12.2006 për “Kriteret, procedurat dhe tipin e formularit të lejes së legalizimit”, si dhe me nenin 3, germa “c”, nenin 21, nenin 22 dhe nenin 23, pika 4 të Ligjit nr. 10058, datë 22.01.2009 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikën e Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”.

– Në 1 rast, nuk janë zbatuar të gjitha procedurat përkatëse ligjore në legalizimin e objektit informal, duke legalizuar objektin informal, pronësia mbi të cilin ka qenë në proces gjyqësor të papërfunduar, në kundërshtim me nenin 26, pika 2 dhe nenin 39 të Ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, me Udhëzimin nr. 5405, datë 25.07.2011 dhe me pikën 6, germa (ç), të VKM nr. 438, datë 28.06.2006, i ndryshuar.

3. Në 11 praktika, tarifa e parcelës ndërtimore nuk është llogaritur në zbatim të nenit 20, të ligjit nr. 9482 datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje i ndryshuar, duke evidentuar një vlerë të pallogaritur prej 7,355,260 lekë, si dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit për fondin e kompensimit të ish-pronarëve.

4. Në 142 praktika, KLSH ka konstatuar se për poseduesit e objekteve informale, të cilët janë pajisur me leje legalizimi, nuk janë llogaritur dhe paguar detyrimet për taksën e ndikimit në infrastrukturë, në kundërshtim me germën “ç” të nenin 27, të Ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006, i ndryshuar me Ligjin nr. 50/2014 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, duke i shkaktuar një dëm ekonomik Buxhetit të Shtetit në vlerën 3,584,364 lekë.

KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre për Drejtorin TH.M., ish-Drejtorin D.M. të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Gjirokastër dhe për specialistët V.K., Q.L., L.B., N.XH., R,GJ. e B.T., të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 17 =