Kamëz, Sali Berisha denoncon video-skandalin e kartave te identitetit - Arbëria News

Kamëz, Sali Berisha denoncon video-skandalin e kartave te identitetit

Ashtu siç pati paralajmëruar një ditë më parë në studion e ” Abc news” , approved ish kryeministri Berisha ka bërë publike sot një video, në të cilën shihet dialogu mes një personi të lidhur me shtabin e kandidatit të PS për bashkinë e Kamzës, Safet Gjici dhe një gruaje që i ofron atij plot 70 karta identeti si kontigjent votash për të dielën e 21 qershorit.

Ky fakt skandaloz është në vazhdën e denoncimeve të shumta, përfshi edhe një material flagrant të transmetuar nga Agon Channel, ku jepen prova se persona që nuk gjenden fare në Shqipëri, pritet të “votojnë” pikërisht me këto karta të trafikuara.

Në videon e publikuar sot nga Sali Berisha, një pjesë e këtyre kartave, 70 copë, mbërrijnë sipas një porosie të bërë më parë, tek njerëzit e Safet Gjicit. Më poshtë dialogu i plotë dhe video që tregojnë hapur se çfarë po luhet nëntokë me procesin zgjedhor, të publikuara sot nga ish kryeministri Berisha.

Ajo: Ça bëne?

Ai: Hiç si kaloni

Ajo: Hiç mirë për zotin

Ai: Ça bëhet nga Tirana?

Ajo: Hiç, a ishe andej me pyet për atë?

Ai: … Nuk është t’u bë  gjë njëherë për momentin, të shohim mos bëjmë gjë më vonë…

Ajo: I gjeta unë…njehere

Ai: Do pish gjë?

Ajo: Jo rrofsh, se do lëviz. Unë erdha sa me fol pak se ty isha duke të kërkuar. Fola pak me (nuk dëgjohet emri i personit). I gjetëm nja 70 copë.

Ai: Sa?

Ajo: 70 karta

Ai: 70? A janë me pashaportizim?

Ajo: Me pashaportizim ketu janë

(ai ngre telefonin)

Ajo: Me kë flet tashi me Safetin apo atë tjetrin?

Ai: Të dy shokë jena.

Ai: Ça bone, ka je? Te shtabi aty je? A është Ladi aty (Ladi mendohet se është Vladimiri, vëllai i Safet Gjicit)? Po Vini, as Vini? Vini, është? Ej, 70 copë! 70, po.

Ai: Gjysëm ore? Mirë në rregull. Hajt.

(Ai mbyll telefonin)

Ai: Të kthej përgjigje për gjys ore më thotë ai shoku im, se jam aty në Kamëz.

Ai: A ke ndonjë nr telefoni?

Ajo: A përdor ëhats app?

Ai: Jo pra se kam

Ajo: Ose në facebook, më shkruaj në facebook.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 7 =