Katastrofa biblike në Greqi/ Dhjetra persona humbasin jetën nga moti i keq - Arbëria News

Katastrofa biblike në Greqi/ Dhjetra persona humbasin jetën nga moti i keq

Dhjetra persona kanë humbur jetën të mërkurën në Greqi, në atë që e konsiderojnë si një katastrofë biblike, pasi një valë e keqe moti, e quajtur “Euridiki” ka goditur shumë rajone të vendit.

Vetëm në komunën e Mandrës, në perëndim të prefekturës së Athinës, kanë humbur jetën të paktën 15 persona, 5 gra dhe 10 burra, kur ujërat e rrëmbyer, brenda një ore kanë përmbytur dhjetëra shtëpi.

Tre persona janë shpallur të humbur, 17 vetë janë plagosur dhe janë çuar në spital, prej të cilëve një në gjendje të rëndë.

Disa banorë janë detyruar të ngjiten në çati, pasi niveli i ujit u rrit ndjeshëm, ndërsa 12 vetë u shpëtuan nga një autobus në një urë.

Vërshimet e mëdha të ujit kanë paralizuar trafikun e automjeteve në disa zona, ndërkohë që janë përmbytur shumë banesa dhe biznese.

Departamenti i Zjarreve bën me dije se ka marrë mbi 699 thirrje për ndihmë, dhe se ka shpëtuar 86 njerëz të bllokuar.

Një pjesë e autostradës midis Athinës dhe Korintit u bë e pakalueshme, pasi makina, kamionë dhe autobusë janë bllokuar në një nënkalim të përmbytur.

Greqia tashmë ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk dihet se kur do të marrë fund.

E keqja nuk ka kaluar, pasi mediat greke raportojnë se stuhia e fuqishme që nisi mëngjesin e sotëm do të vijojë deri në fundjavë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + ten =