KE: Kreditë e këqija në Ballkan, Shqipëria me nivel të lartë - Arbëria News

KE: Kreditë e këqija në Ballkan, Shqipëria me nivel të lartë

Drejtoria për Ekonominë dhe Çështjet Financiare në KE publikoi vlerësimet për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, here si vende aspirante për anëtarësim. Megjithëse ekonomitë e vendeve përkatëse përballen me sfida të ndryshme, price kanë shumë të përbashkëta, si papunësinë, deficitin, kreditë e këqija, performancën e dobët të financave publike dhe klimën e biznesit.

Në vlerësimin e radhës, në Shqipëri regjistrohet papunësia në 16.4 për qind, deficiti në 12 për qind, kreditë e këqija në 24 për qind dhe borxhi në 71.6 për qind. Sipas Komisionit Europian, me rimëkëmbjen e parashikuar të ngadaltë në BE, mjedisi i jashtëm pritet të përmirësohet gradualisht.

Megjithatë, Shqipëria është e ekspozuar nga rreziqet në aspektin e tregtisë, lidhjet financiare dhe remitancave nga Itali dhe Greqia, prandaj çdo zhvillim i pafavorshëm në këto vende mund të godasë atë duke i sjellë vështirësi. Parashikimi optimist përballet edhe me risqet e prodhimit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =