Kënaqësi që nuk duhen humbur: Ushqimet “junk”, efekti i qumështit të gjirit

Ushqimi “junk”, plot kalori kalori dhe i shijshëm, dëmton. Por, për disa ai është një ndërvarësi. Arsyen për këtë e ka shpjeguar “New York Times” në një artikull mbi nachos, patatinat e famshme me miell misri dhe djathtë, që citon Stiven Uitherlin, teknolog i ushqimit, i cili në vitin 2007 publikoi një studim me titullin “Pse njerëzit pëlqejnë ushqimet mbeturina”.

Sipas autorit, sekreti qëndron tek sasia e yndyrës. Duke prodhuar në gjuhë një ndjesi të këndshme të butësisë, këto substanca gënjejnë trurin tuaj, duke vonuar perceptimin e ngopjes, dhe duke bërë që të ndjehemi të kënaqur. Jo vetëm kaq:ushqimet mbeturina evokojnë kujtimet e fëmijërisë. Hamburgerët, patatet e skuqura, karamelet me ngjyra janë shumë të ëmbla. Një aromë e lashtë, sipas nutricionistëve: këto ushqime na kujtojnë në një nivel të nënndërgjegjeshëm shijen e qumështit të nënës dhe butësisë së gjirit, dhe në këtë mënyrë na inkurajojnë të rizbulojmë një marrëdhënie hedoniste me shijen.

Këtë teori e mbështesin edhe Çen-Bo Zhong dhe Senford DeVu, dy studiues në Rotman School of Management në Toronto (Kanada), në një studim të botuar në revistën “Shkenca Psikologjike”:fast-food (ushqimi i shpejtë) na shndërron në të porsalindur të  paduruar, dhe të paaftë për të shtyrë për më vonë plotësimin e nevojave tona

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 14 =