Këngetarët që po hetohen për makinën e djegur të Flori Mumajesit - Arbëria News

Këngetarët që po hetohen për makinën e djegur të Flori Mumajesit

Flakët e zjarrit që përfshinë garazhin e një pallati mbrëmjen e së dielës në Tiranë, what is ed ka qenë i qëllimshëm dhe objektiv ka qenë automjeti luksoz i kantautorit të njohur Flori Mumajesi.

Pas hetimeve paraprake, visit në këtë konkluzion ka mbërritur grupi hetimor, health që për më shumë se 5 orë qëndroi në vendin e ngjarjes, bashkë më zjarrfikësit, të cilët në kushte mjaft të vështira arritën të vënë nën kontroll flakët vetëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Për këtë rast po hetohet në disa drejtime, duke nisur që nga konflikti i një viti më parë, që kantautori Flori Mumajesi pati me kantautorin Ernest Duka, i njohur me emrin e artit Stine, me të cilin pati edhe një përplasje fizike në 2015-tën.
Nga ana tjetër, po verifikohet edhe një tjetër konflikt, ndonëse virtual, që Mumajesi pati pas “Këngës Magjike”, me vëllezërit Endri e Stefi Prifti.

Nisur nga fakti që makinës së tij iu vu flaka, vetëm pak orë pas publikimit të këngës së re “Nallane 2”, policia po heton nëse ka ndonjë lidhje mes tekstit të këngës dhe autorit të ngjarjes, shkruan “Panorama”.

Megjithatë hetimet nuk janë ndalur vetem në këtë pistë, pasi të njëjtat burime shtuan se jashtë vëmendjes së grupit hetimor nuk është lënë as ndonjë konflikt për shkak të konkurrencës në biznes, pasi Mumajesi është pronar i një biznesi privat që nuk ka lidhje me muzikën.

Vetë kantautori, i pyetur nga oficerët e policisë për ndonjë dyshim rreth autorëve të ngjarjes, nuk ka mundur të japë asnjë emër konkret, duke u shprehur se nuk ka asnjë konflikt kaq serioz sa për t’i shkatërruar pronën e tij. Policia po verifikon kamerat e sigurisë, ku duket autori i zjarrvënies.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × two =