Kërcenimet ekstremiste ndaj gazetarit Marin Mema/Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë - Arbëria News

Kërcenimet ekstremiste ndaj gazetarit Marin Mema/Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Kërcënimet ekstremiste ndaj gazetarit Marin Mema si dhe pengesat për raportim nga qarqe greke janë shkelje të së drejtës themelore

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është njohur me një deklaratë publike të organizatës politike OMONIA, dega Sarandë, në të cilën akuzohet dhe në mënyrë të drektëpërdrejtë intimidohet për shkak të raportimit gazetari i njohur Marin Mema. Pas kësaj deklarate, në rrjetet sociale dhe mediat greke ka vërshuar një gjuhë e egër dhe shprehje deri në racizëm nga elementë dhe individë të pakicës greke dhe grekë që jetojnë në Greqinë fqinje.

Këto reagime, sipas UGSH, përbëjnë provë të një klime politike agresive së cilës veç qarqeve ekstremiste greke po u bashkohen edhe individë dhe grupime të indoktrinuara nga helenzmi si nacionalizëm, si dhe struktura të tjera ekstremiste. Raportimi kurajoz i Marin Memës, i interpretuar si nacionalizëm shqiptar është dëshmi e pastër se si po përballet me keqinterpretim nga qarqe greke dhe grupe e individë të pakicës greke në Shqipëri.

UGSH e konsideron këtë valë reagimesh nga kjo kategori, rezultat edhe të masës që autoritetet greke kanë konfirmuar, pa dhënë asnjë lloj shpjegimi zyrtar, për shpalljen e gazetarit Marin Mema “ person non grata”.

UGSH ka reaguar, reagon dhe do të vijojë të kërkojë edhe ndërkombëtarisht sqarimin dhe publikimin e arsyes konkrete të kësaj mase shtetërore ndaj kolegut tonë të respektuar.

Njëkohësisht deklarojmë se intimidime, presione dhe aq më tepër kërcënimet ekstremiste mbi gazetarët, përbëjnë këtcënim serioz ndaj lirive themelore dhe sidomos asaj të raportimit të pavarur.

UGSH së pari kërkkn nga organizatat e gazetarëve në Greqi të shorehin solidaritetin dhe reagimin e tyre ndaj këtyre akteve, ku përfshijmë edhe pengimin e reporterëve të mediave tona për raportim në ngjarjen e Bukaratit rreth një muaj më parë, si dhe u kërkojmë në emër të profesionit të bëhen pjesë e raportimit të rasteve të tjera kur autoritetet kuritare greke, ato policore dhe struktura të tjera pengojnë dhe shantazhojnë gazetarët shqiptarë për raportime nga shteti fqinj dhe përditshmëria e emigracionit shqiptar në Greqi.

UGSH shpreh ankesën se gjatë vitit 2018 janë shpeshtuar rastet e intimidimit apo të pengimit të gazetarëve për raportim të lirë nga mediat shqiptare në Greqi si dhe është rritur ndjeshëm vetëcensura dhe censura për raportime çështjesh të nxehta diplomatike dhe politike mes dy vendeve.

UGSH ripërsërit edhe përmes kësaj deklarate ndërhyrjen e autoriteteve dhe institucioneve greke për garantimin dhe respektimin e së drejtës për raportim të çdo gazetari.

Zyra e shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 8 =