‘Kërcënimi’ i Kryemadhit, Rama: Më kujton Eleonorën e Selitës! - Arbëria News

‘Kërcënimi’ i Kryemadhit, Rama: Më kujton Eleonorën e Selitës!

Në ambientet e kryeministrisë është zhvilluar sot konferenca e fundvitit e kryeministrit Edi Rama me gazetarët. Konferenca zgjati 1 orë e 30 minuta dhe Rama bëri një bilanc të gjerë për punën e qeverisë në 2017 dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.

Ai u pyet nga gazetarët lidhur me raportin me opozitën dhe në veçanti për goditjen me çizme në seancën plenare të 18 dhjetorit, nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Duke i kujtuar se Kryemadhi kishte risjellë në kujtesë varjsen e famshme të Esat Pashë Toptanit në Parisë nga Avni rustemi, reporterët kërkuan të dinin mendimin e kryeministrit për këtë “kërcënim” të saj.

“Monika më kujton më shumë Eleonorën e Selitës, sesa Avni Rustemin”, tha shkurt Rama.

Figura që kreu i ekzekutivit zgjodhi për ta krahasuar me Kryemadhin përfaqëson një bamirëse të vetëshpallur.

Kryemadhi: Ramën nuk e shpëton Eleonora dhe fallxhoret nga kriminalizimi

Krahasimi që  Rama i bëri me Eleonorën e Selitës, ka sjellë një reagim të menjëhershëm të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në Facebook ajo shkruan se kemi të bëjmë me “krahasime dhe batutat pa kripë”, që dëshmojnë  pafuqinë e kryeministrit për t’u përballur me katastrofën ku po e çon Shqipërinë.

“Eleonora që ai përmend (ndjesë pastë) ndoshta i kujton lexueset e filxhanëve, që i mbante dikur në bashki e sot, në zyrat e Kryeministrisë. Siç duket, as detoxi dhe as botoxi i New Yorkut, nuk e kanë ndihmuar të kthjellojë logjikën dhe arsyen për të kuptuar se e keqja e madhe e Shqipërisë është ai dhe bandat që e drejtojnë”, shprehet Kryemadhi.

Ajo thekson se Edi Ramën nuk e shpëtojnë dot fallxhoret, banditët, servilët dhe kllouneët nga papërgjegjshmëria dhe kriminalizimi i mendjes së tij perverse.

“As Eleonora e tij nuk e shpëton dot edhe pse u përpoq shumë që të mos duket Lolo Janari e në vazhdim do të jenë vazhdimi i makthit të tij dhe nisja e procesit të çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga qeveria e banditëve dhe drogës”, nënvizon Kryemadhi.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − five =