Këta janë kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës në shortin e Evropianit U-17 - Arbëria News

Këta janë kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës në shortin e Evropianit U-17

Gjithçka është zbardhur sot, në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, ku është hedhur edhe shorti përkatës. Gjithsej, janë 13 grupe me nga 4 skuadra secili.

Shqipëria ka rënë në grupin e tetë, së bashku me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Kujtojmë se turneu “Qualifying Round”, mosha U-17, do të zhvillohet në Portugali, në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2019. Kosova U-17 është shortuar në grupin 12, së bashku me Holandën, Slloveninë dhe Uellsin.

Sa i përket skemës së kualifikueseve, duhet pasur parasysh: Do të kualifikohen nga raundi kualifikues për në “Elote Round” 30 përfaqësuese. 26 skuadrat, që do të renditen të parat dhe të dytat, në grupet e tyre respektive, si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet, do të kalojnë në “Elite Round”. /TeleSport/

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 3 =