Këto ditë nisin sekuestrime dhe arrestime - Arbëria News

Këto ditë nisin sekuestrime dhe arrestime

 Nga Spartak Ngjela
Kur koha nxjerr fshesën e saj të rreptë dhe të madhe kundër plehrave kombëtare të një vendi – mjerë plehrat! Kjo është gjendja e sotme në Shqipëri. Dhe feshesa ka zbritur, kurse sendet e vjetrëruara nga koha dhe të ndryshkura nga oksidimi, nuk kanë më jetë. Korrupsionin shqiptar do të fshihet; ky në fakt është urdhëri kategorik i kohës. Shqiptarët kanë për të dëgjuar në këta muaj, duke filluar që këto ditë, gjëra monstruoze që kanë kryer në 25 vjet banditët që kanë drejtuar Shqipërinë. Gjithçka është hetuar: pará të fshehura; mijëra ha tokë e përvetësuar nga shteti dhe privati. Realisht, është përvetësuar gjithçka shtetërore, është marrë dhe përvetësuar çdo vlerë materiale pronë shtetorore, dhe është shitur çdo interes kombëtar. l. Thuajse të gjithë krerët që kanë drejtuar shtetin shqiptar, janë të implikuar dhe të akuzuar. Në fakt korrupsioni dhe përvetësimi i pronës dhe parave të shtetit ka qënë kultura dekadente e drejtimit të shtetit shqiptar në 100 vjet. Por kjo frymë korruptive që ka sunduar në këta njëzetë vjetët e fundit, ka qënë e paimagjinueshme për një mendje normale. Kjo tregon se psikika shoqërore shqiptare, në shekuj ndoshta; gjithmonë jashtë kulturës së shtetit dhe në luftë për ekzistencën e vet, ka qenë siç duket e destinuar që të ishte e tillë. Gjithsesi; 25 vjetët e fundit na e dhanë këtë provë, gjë që duhet theksuar se, pas Reformës, mbulimi ligjor dhe drejtësia e goditjes së abuzimit shtetëror duhet të jetë shumë e rreptë. Nuk ka shpëtim tjetër të shoqërisë shqiptare jashtë rrugës së ndëshkimit të krimit shtetëror dhe krimit të organizuar që, të dy bashkë, kanë, skllavëruar shoqërinë shqiptare. Shoqëria shqiptare, më anë të Reformës që ka nisur, nëse nuk e godet në këtë kohë në mënyrë drastike korrupsionin, me dënime të rreptë dhe me shpronësime drastikë të të gjitha bandave kryeministrore, në të gjithë administratën e korruptuar qëndrore e vendore, nuk mund të ecë dot drejt shërimit të saj. Kura e vetme e prosperitetit shqiptar dhe e vendosjes së moralitetit, është domosdoshmërisht ndëshkueshmëria tërësore e krimit shtetëror dhe krimit të organizuar me shembullin e emrave konkretë. Deri Tani, hetimi i nisur i implikom rëndë për t’u goditur të katër drejtuesit kryesorë të politikes: Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Kjo sot rezulton e sigurt, por ajo që pritet të ndodhë kundrejt këtyre nga forca e LIGJIT, do të ndryshojë rrjedhën e ecurisë historike të Shqipërisë, nga një imoralitet tërësor dhe banal shtetëror, në një moralitet ligjor dhe në një përgjegjshmëri strikte të administratës së lartë politikë. Dhe kjo do të ndodhë në këtë vend ku me dekada është nëpërkëmbur dinjiteti i shqiptarit në funksion të pushteteve të pamoralshëm politikë që kanë rropatur popullin. Dhe e gjithë kjo po e gjen mbështetjen dhe sigurinë, te garancia dhe angazhimi konkret i politikës amerikane. ll. Ndëshkimi i rreptë dhe konfiskimi i pronave dhe parave të vjedhura të individëve të korruptuar që kanë qenë me pushtet, është domosdoshmëri historike për të strukturuar në Shqipëri shtetin e së drejtës dhe për të krijuar në shoqërinë shqiptare kulturën e punës, zbatimin e ligjit dhe administrimin me përgjegjësi të lidërshipeve drejtuese që do të vinë. Vjedhja e shtetit në Shqipëri sot është kulturë. Ndëshkimi drastik i vjedhësve të mëdhenj dhe konfiskimi i sendit të vjedhur dhe të parave gjihashtu, është kura thelbësore për shërimin e shoqërisë, dhe për të kaluar nga antiligji në legjitimitetin e administrimit të shoqërisë shqiptare. Shqiptarët e dinë tani se e vetmja strehë për ta është Shqipëria, por këtë STREHË sot ua ka pushtuar krimi, sepse në fakt shqiptarët janë drejtuar nga krimi në tërë poret e financës së vendit; dhe në të gjitha institucionet e krijuara për sigurimin e pronës. Korrupsioni i lidërshipeve kryeministrorë që kanë kaluar në këta 25 vjetët e fundit, i ka lënë shqiptarët pa atdhe. Dhe ky është një krim historik që kërkon ndëshkueshmëri të tërësore dhe ndaj të gjitha bandave kryeministrore që me korrupsionin e tyre kanë shtyrë shqiptarët që, me lëndim shpirtëror, të lënë atdheun dhe të afërmit e tyre. lll. Ja, a e patë Prokurorin e Përgjithshëm me diplomë fallco? Turp i i madh. Dhe bandat e Sali Berishës donin të digjnin Parlamentin shqiptar për të mbrojtur diplomën fallco të Prokurorit të Përgjithdhëm. Në analet e historisë së Shqipërisë ky fakt do të jetë prova e degradimit të të gjithë e aradhës së korruptuar që ka drejtuar Shqipërinë në mbi 20 vjet. Shpejt do të shihni që mëse 40 përqind e administratës së Edi Ramës është me diploma të blera; të tillë keni kudo, në administratën qëndrore dhe në administratë lokale. Diploma fiktive ishte zbulimi makabër i Sali Berishës që kishte si qëllim kryesor eliminimin e intelektualizmit shqiptar, dhe krijimin e abuzimit si metodë kryesore e drejtimit të shtetin. Ky në fakt ishte montimi më i dukshëm i krimit në drejtimin e shtetit shqiptar. Por ka dhe diçka: mbi pesëdhjetë përqind të parave që mblidheshin nga shpërndarja e diplomave fiktive të tre apo katër universiteteve të korruptuar, fitoheshin direkt nga klani Berisha. Domethënë: kjo ishte edhe goditje kundrejt intelektualizmit, por edhe fitim i madh parash nga gjëma që kërkohej t’ iu shkaktonte shqiptarëve në zhvillimin e intelektualizmit kombëtar. Kjo metodë vijon dhe sot në qeverinë Rama, dhe është pikërisht kjo gjendje para së cilës ndodhet Reforma në Drejtësi. Por është kjo gjendje e cila ka hedhur në sulm kundër Reformës të katër krerët e korrupsionit shtetëror. Por në fakt nuk bëjnë dot gjë. Fitorja më e madhe që arriti antikorrupsioni ishte eliminimi i prokurorit Llalla. Tani antikorrupsioni ka filluar ristrukturimin e sistemit goditës kundër krimit. Dhe gjithçka duket se po ecën mirë. Po kështu edhe vetingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve ka ecur shumë mirë. Brenda muajit janar do të kemi provat e para që do t’i jepen shoqërisë shqiptare për goditjen anti korrupsion. Prandaj duhet thënë se ndërkohë ka zbritur në Shqipëri fshesa gjigande e antikorrupsionit, të cilën Sali Berisha kërkon ta presë me një revolucion destabilizuese të Shqipërisë. Domethënë, edhe në ditët e tij të fundit, ai po kërkon të shkatërrojë shoqërinë shqiptare deri në shpërbërje, dhe në një mënyrë krejt antishqiptare. Por, realisht, Berisha e ka krejt të pamundur: ka vdekur koha kur Berisha shkatërronte vlerat demokratike, vlerat intelektuale dhe vlerat materiale të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + five =