Kina censuron Eugent Bushpepën dhe këngëtarin irlandez në Eurovision - Arbëria News

Kina censuron Eugent Bushpepën dhe këngëtarin irlandez në Eurovision

Qytetarët kinezë nuk kanë mundur të shijojnë performancën e Eugent Bushpepës në gjysëmfinalen e parë të Eurovisionit. Mango TV është media që ka të drejtën e transmetimit të festivalit europian në Kinë, por ndaloi banorët kinezë të shihnin këngëtarin shqiptar dhe atë irlandez, Ryan O’Shaughnessy. Shkak për këtë censurë janë bërë tatuazht në trupin e këngëtarit shqiptar, edhe pse duhet theksuar se veshja e tij fshehu një pjesë të madhe të tatuazheve. E gjithë kjo pasi autoritetet kineze kanë miratuar një ligj që ndalon promovimin e artistëve me tatuazhe, si dhe zhanrin muziko hip-hop në tërësi.  Ndërsa performanca e këngëtarit irlandez u censurua për shkak se promovonte të drejtat e komunitetit LGBT.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 13 =