Nga viti 1992, deri në vitin 2016, këto janë skenat më të përfolura të zhveshjes së aktorëve nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Rajmonda Bulku – ‘Vdekja e kalit’
Mund të themi se është e para skenë ‘nudo’ në një film shqiptar, ndonëse nuk mund të flasim për një nudo të mirëfilltë. Vetëm katër vjet pas bujës së filmit ‘erotik’ siç u quajt, ‘Unë e Dua Erën’ me Ndriçim Xhepën, në 1992-shin aktorja Rajmonda Bulku nuk ndihej ende e lirshme për të xhiruar një skenë intimiteti: ‘Megjithëse kishim hyrë në një kohë tjetër’, ka thënë ajo për skenën me Timo Fllokon, ‘Unë nuk ndihesha ende e lirshme dhe kam qenë nervoze gjatë gjithë xhirimit të skenës’ Bulku u vu në qendër të vëmendjes në vitin 1988 pas një skene pothuajse puthjeje në filmin ‘Duaje emrin tënd’, por do të ishte ajo përsëri që do të thyente tabutë e një kinemaje të bërë prej kufinjsh.

08b0dc602fa44e951355c5021af7e489

Anila Bisha dhe Ola Morava – ‘Bolero’
5 vjet pas ‘Vdekjes së Kalit’, ‘Bolero’ i regjisorit Besnik Bisha do të sillte skenën më të guximshme në një film shqiptar deri atëherë. Ndonëse bashkëshortja e tij, aktorja Anila Bisha, u fsheh pas një kabine dushi dhe një peshqiri në një skenë intimiteti me aktorin Ilir Bezhani, paralelisht me këtë skenë u transmetua edhe ajo e Ola Moravës në rolin e një prostitute, e cila nuk u fsheh aspak nga kamera.

299ef734e170b773d37e3db0dda35574

 

Arta Dobroshi – ‘Heshtja e Lornës’
Aktorja nga Prishtina u bë e para kosovare që parakaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, si protagonistja e filmit ‘Heshtja e Lornës’, që u kandidua për 2 çmime në Festivalin e 2008-ës në Kanë. Skena ku Lorna shfaqej krejtësisht nudo shkaktoi shumë bujë në Kosovë, një bujë të cilën aktorja e përsëdyti në tapetin e kuq të Kanës

480799407c90a9ea27d81c78084efe9e

Diellza Kolgeci – ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2’
Diellza Kolgeci kishte luajtur 17 vjet më parë tek ‘Dashuria e Bjeshëve të Nemuna’, por në 2013-ën u rikthye duke shkaktuar jo pak bujë. U diskutua shumë lidhur me skenën ku shfaqej gjoksi i saj i zhveshur, duke rrëfyer momentet intime të personazhit që mban të njëjtin emër me të, Diellza, transmeton anabel.

d72d5c0ba55c0c3b695bc63aa8daf5d1

Teuta Krasniqi – ‘Ëngjëjt janë larg’
Regjisori Gjergj Xhuvani drejtoi një film që do të bashkonte Shqipërinë dhe Kosovën, për të rrëfyer eksodin e vitit 1999 në Kosovë. Për të shfaqur në tërësinë e vet jetën e kosovarëve të asaj kohe, një skenë shfaqi aktoren Teuta Krasniqi nudo teksa lahej me kanaçe. Një skenë që u komentua gjerësisht nga shqiptarët gjatë fillimit të 2016-ës.

293a51bf4d27d86c5a9b37aaea841056