Klodian Duro i dërgon një mesazh Safet Gjicit - Arbëria News

Klodian Duro i dërgon një mesazh Safet Gjicit

Duro-Klodian

Klodian Duro, information pills ish-trajneri i Kukësit, vijon ta mbajë mendjen te skuadra verilindore me të cilën ai debutoi sivjet si trajner, ku arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe të pozicionohet në vendin e tretë në kampionat.

Prej disa ditësh ai është larguar nga Kukësit, teksa nga klubi kuksian është sqaruar se “divorci” mes tyre ka ardhur pas mosgjetjes së akrodit financiar.

Der më tani nuk ka patur një qëndrim nga ana e Duros, i cili prej ditësh tregon me postimet e tij në rrjetin social “Facebook” se mendja i qëndron në Kukës, gjë që ai e tregoi edhe ditën e djeshme në emiosionin “Opininon” të Blendi Fevziut në TV Klan, ku deklaroi se është i gatshëm të kthehet në Kukës, duke firmosur në një letër të bardhë pas asnjë pretendim finanaciar, ashtu siç ka vepruar kur i është bashkuar Kukësit në fillim.

“Në Kukës kam punuar deri në fund me kënaqësinë më të madhe, dhe me përkushtimin maksimal. Që në fillim kam pranuar që vetëm të punoj dhe në fund fare, pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, të ulem të bisedoj me presidentin për termat kontraktualë”.

“Unë kam qenë pjesë e Kukësit dhe vazhdoj të jem pjesë e tij. Jam i gatshëm që nga ky moment, ashtu siç e nisa atëherë me një letër të bardhë, ashtu të firmos akoma për vazhdimësinë me Kukësin”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 8 =