Koha për të dhënë llogari?

Koha për të dhënë llogari vjen e shkon gjithmonë por varet se kush e kërkon dhe kush e jep atë. Kjo lidhet me shumë gjëra, por pikë së pari llogari-dhënia ka të bëjë më së shumti me mirë- funksionimin e gjërave. Edhe brenda një familje sado e vogël qoftë ajo gjithmonë ndihet nevoja e saj me qëllim që punët të ecin vaj, e jo më brenda një shteti.
Mbrëmë THE GUARDIAN kishte postuar një shkrim me titull në TWITTER, i cili bënte fjalë për premtimin e mbajtur të kryeministrit britanik për publikimin e një deklarate të të ardhurave të tij dhe të taksave të paguara prej tij gjithashtu. Ai deklaronte se duhej ta kishte menaxhuar më mirë çështjen e deklarimit të tyre. Po pse e bëri ai këtë? E bëri se u detyrua nga protestat masive në Londër për shkak se doli se babai i tij kishte një kompani off-shore. Mijërat e pjesëmarrësve në to kërkuan dorëheqjen e tij.
Një tjetër rast i freskët, është dorëheqja e kryeministrit të Islandës pasi u zbulua se ai ishte i përfshirë në skandalin e PANAMA PAPPERS. Mund t’iu jap edhe rastin e ish presidentit francez qe u padit nga prokuroria me akuzën për fatura të rreme për të fshehur një tejkalim të tavanit ligjor të shpenzimeve për presidencën. E ka plot e plot raste që dëshmojnë edhe një herë standartin e një shteti të konsoliduar, ku nuk ka rëndësi se kush je apo sa i madh je për nga posti, por nëse ti shkel ligjin një ditë duhet të përballesh me të.
Po tek ne çfarë ndodh? Ne kemi një shpreje të famshme që justifikon çdo gjë, sipas të cilës “kush ha bën edhe thërrime”. Po mua më lind vetvetiu një pyetje: “po këto thërrime kush do t’i ppastrojë”?. E pra gjuha shkon aty ku të dhemb dhëmbi. Dhe ky pastrues është sistemi i drejtësisë, i cili jo vetëm që duhet të pastrojë thërrimet por duhet që të mundësoj që askush që ha diçka të mos bëjë as një thërrime.
Se si funksionon ky system tek ne le ti referohemi faktit se si e perceptojnë vetë gjyqtarët atë. Në një sondazh me gjyqtarët e shkallës së parë të publikuar sot nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë, vetë ata e cilësojnë sistemin e drejtësisë shqiptare si të korruptuar dhe pa integritet.
Në të morën pjesë rreth 60 për qind e gjyqtarëve; ose 177 gjykatës nga 305 gjithsej, të anketuar në 14 gjykata nga 23 gjithsej. Rreth 25 për qind e të anketuarve deklarojnë se gjyqësori në Shqipëri është i korruptuar, ndërsa 58 për qind thonë se ky është vetëm perceptim, ndërsa rreth 18 për qind deklarojnë se gjyqësori nuk është i korruptuar.
Në lidhje me varësinë e tij nga politika, gjysma e të anketuarve, ose më saktë 57 për qind, janë shprehur se sistemi gjyqësor është pjesërisht i varur nga politika, ndërsa 33 për qind e gjyqtarëve të pyetur mendojnë se ai është i pavarur prej saj. Ndërhyrje ka nga çdo nivel i funksioneve politike që nga ai më I larti që është presidenca e deri tek zyrtarët e pushtetit vendor. Më konkretisht, ato vijnë: 5 për qind nga qeveria, 5 për qind nga deputetët, 4 për qind nga presidenca, 31 për qind nga avokatët, 16 për qind nga zyrtarë të pushtetit vendor.
Përsa i përket rryshfeteve, rreth 30 për qind e gjyqtarëve deklaruan se një herë, disa herë dhe shumë shpesh kanë patur oferta për pagesa për të favorizuar me vendime një palë në gjyq, ndërsa rreth 60 për qind e tyre deklaruan se nuk kanë pasur oferta të tilla.
E pra kur ky është perceptimi që vjen nga vetë gjyqtarët, imagjinoni se çfarë mendojnë qytetarët e thjeshtë. Por problemi nuk është vetëm tek dhënia e drejtësisë. Ajo që kërkohet edhe nga BE-ja, është lufta kundër korrupsionit. Po kush do ta bëjë atë? Ja erdhëm tek çështja më e nxehtë që po e përvëlon politikën tonë, REFORMA NË DREJTËSI.. Shqipërisë i duhet një super-prokurore si ajo e Rumanisë që futi në burg kryeministrin e saj, apo siç ndodhi edhe në Kroaci. Unë nuk jam askushi që t’i bëj thirrje atyre që e kanë në dorë këtë punë, ta bëjnë atë e ta bëjnë mirë. Këtë punë po e bën shumë mirë ambasadori amerikan por edhe ata të BE , Gjermanisë, Francës, e ku ta di unë.
Kanë kaluar 26 vjet nga ndryshimi i sistemit politik dhe, edhe pse jeta jonë ka ndryshuar duhet thënë se ka shumë për tu bërë akoma. Këtë e pohojnë rëndomë si justifikim të gjithë politikanët, por më shumë se justifikimet dhe premtimet që ndonjëherë janë edhe të gënjeshtërta (më pëlqeu shumë ideja e përfshirjes në veprat penale të mashtrimit elektoral) duhet punë dhe shumë punë për të justifikuar besimin e marrë në zgjedhje nga shumica ose pkica e Shqiptarëve. Apo mos duhet të vërtetohet thënia e Niçes që “një vendi të izoluar i duhet të lulëzojë aq kohë sa ka qenë dhe i izoluar.”?

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − five =