Konflikt që prej '91-shit/ Qëllon me pushkë në oborrin e banesës nipin dhe xhaxhain - Arbëria News

Konflikt që prej ’91-shit/ Qëllon me pushkë në oborrin e banesës nipin dhe xhaxhain

largea_policia_makina2_101377860975

Një burrë në Divjakë ka qëlluar me çifte fqinjët e tij duke i lënë  të plagosur.

Autori i ngjarjes 55- vjeçari Pëllumb Çela, what is ed me banim në fshatin Spolat të Divjakës, ampoule ka qëlluar katër herë me armë gjahu drejt komshinjve të tij, viagra 100mg B.T., 39 vjeç dhe E.T., 59 vjeç, nip dhe xhaxha, të cilët ishin nëpër oborret e banesave të tyre pranë njeri- tjetrit.

Si pasojë kanë marrë dëmtime në trup që të dy, të cilët janë dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spitalin e Lushnjes.

Konflikti mes dy familjeve ishte për një tokë që prej vitit ‘91 dhe se vazhdimisht ka pasur debate mes tyre, duke bërë që ditën e djeshme situata të rëndohet.

Çela u vu në pranga pas prangosjes, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte turke model “Super Post”, të cilën i dyshuari e mbante pa leje.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =