“Kontraceptivi digjital”, aplikacioni i ri që zëvendëson kontraceptivët - Arbëria News

“Kontraceptivi digjital”, aplikacioni i ri që zëvendëson kontraceptivët

Natural Cycles po zhvillon një aplikacion për metodat e kontrollit të lindjes, siç janë pilulat kontraceptive, mbështjellësit dhe kondomët.

Aplikacioni i ri mobil ishte i pari në botë që u miratua si kontraceptiv, pasi mori një aprovim nga Agjencia e Produkteve Mjekësore të Suedisë.

“Kontraceptivi digjital” i kompanisë gjithashtu mori miratimin në mbarë BE-në, duke hapur rrugën për zgjerimin në kontinentin evropian. Ky aplikacion është aktualisht i aksesueshëm  vetëm në iOs për iPhone.

Natural Cycles përdoret nga 380,000 femra në mbarë botën si një formë e kontrollit të lindjes, që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar gjashtë ditët pjellore të ciklit menstrual të një femre.

Aplikacioni u tregon grave kur mund të kryejnë seks të pambrojtur, dhe ka rezultuar tepër efektiv në parandalimin e shtatzënive të padëshiruara.

Aplikacioni kushton 40 paund në vit, dhe përdor të dhëna nga menstruacione, aktiviteti seksual, temperatura e trupit për t’i informuar çiftet nëse duhet të marrin masa për të shmangur shtatzënitë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 11 =