Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin (Video) - Arbëria News

Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin (Video)

Një aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur paraditen e së shtunë në qytetin e Korçës. Ngjarja është regjistruar në rrugën e quajtur “Dritat e Verdha”, stuff në lagjen numër 10 të qytetit, visit në afërsi të stadiumit “Skënderbeu”.

Shtetasi Sterio Germenji, 22 vjeç ka qenë duke drejtuar mjetin “BMW” me targë “AA 665 HF”, kur ka aksidentuar për vdekje një të moshuar i cili po kalonte rrugën në ato momente. Sipas të dhënave, viktima u identifikua si Ligor Qirici, banor i Korçës.

Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë të ditur se 22-vjeçari, i cili vinte nga bulevardi “Republika” në drejtim të unazës veriore të qytetit, në momentin e aksidentit ka pasur një mjet tjetër përpara, çka duket se i ka kufizuar rrezen e shikimit në momentin kur kalimtari ka kërkuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, gjë që ka sjellë përplasjen e fortë me pasojë vdekjen.

Pas aksidentit 22-vjeçari Germenji ka dalë nga automjeti dhe ka pritur ardhjen e policisë rrugore. Agjentët kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat për zbardhjen e rrethanave të ketij aksidenti. Edhe herë të tjera kjo rrugë në periferi të qytetit të Korçës është bërë burim aksidentesh.

/ Top Channel

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × one =