Kostumi dhe atletet e Ramës me Juncker, sa ndihma ekonomike e 150 familjeve - Arbëria News

Kostumi dhe atletet e Ramës me Juncker, sa ndihma ekonomike e 150 familjeve

Familjet e varfra dhe pa asistencë sociale shtrojnë sot një pyetje: A do të dalë sot Rama, me kostum dhe atlete, në foto me Juncker, Presidentin e Komisionit Europian, i cili vjen në Tiranë për Strategjinë e Zgjerimit të BE.

Me kostumin, i cili kushton sa 120 ndihmat ekonomike të familjeve në nevojë, është e sigurtë që do të dalë në foto. Për atletet përgjigja nuk është e sigurtë; të shpresojmë se Rama nuk ka probleme me kallot në këmbë që të veshë edhe atletet, të cilat kushtojnë sa 30 ndihma ekonomike.

Junker vjen në Tiranë ndërkohë që mbi një e treta e shqiptarëve jetojnë nën pragun e varfërisë; kjo e thënë nga të dhënat e Bankës Botërore. Dhe ata janë gati ti dalin përpara Presidentit dhe ti luten për një “kafshatë buke”.

Junker vjen sot në Tiranë pikërisht sot, në këtë ditë me shi dhe të ftohtë dimri, kur shumë familjeve te varfra, që flenë me barkun bosh, pa ngrohje, pa drita dhe pa ujë, Rama ju ka ndërprerë ndihmën ekonomike. Ata janë gati ti dalin përpara Junkerit për ti shpjeguar se Rama ju ka ndërprerë ndihmën sociale ndërkohë që kostumi i tij kushton sa ndihma sociale e 120 familjeve të varfra.

Junker vjen sot në Tiranë kur Rama ju ka hequr ndihmën sociale një numri të madh familjesh Rome, për të cilat BE ka hedhur shuma të konsiderueshme për tu mirëtrajtuar, por ata kanë vajtur në xhepat e OJQ që janë nën kontrollin e Ramës dhe dalin në media për ti bërë makiazh Ramës dhe qeverisë së tij për sukseset ne realizimin e reformave. Ata do ti shpjegojnë Junckerit se mjaftojnë vetëm atletet e Ramës që 30 familje Romë të ngopen me bukë për një muaj.

Juncker vjen në Tiranë për tu pritur në Rezidencën e ambasadores së tij Vllahutin që ka kushtuar më shtrenjtë se në Bruksel e Luxemburg; tre herë në shtrenjtë se vlera e saj e tregut. Dhe në krah ka zonjën Mogherini e cila është në dijeni të kësaj “afere korruptive” por që ka heshtur. Familjarët e varfër shtrojnë pyetjen: A mundet Brukseli të luftojë korrupsionin e Ramës kur në krah të tij është Vllahutin?

Juncker vjen në Tiranë pikërisht për ti treguar shqiptarëve se dera e BE është e hapur. Dhe një gjë të tillë mezi e presin të gjithë shqiptarët, sidomos të varfrit, por nga ana tjetër nuk kanë besim se vendi i tyre do të bëhet anëtar i BE, përderisa Brukseli mbështet këtë qeveri të korruptuar që pasurohet çdo ditë dhe nuk pikën e mëshirës për të varfërit, për njerëzit në nevojë, për njerëzit që flenë me barkun bosh dhe në të ftohtë, për Romët, por i trajton me arrogancë.

Dhe për më tepër Brukseli, përmes fjalëve e buzëqeshjeve të Junckerit e të Mogherinit, e kanë të vështirë ti mbushin mendjen këtyre njerëzve të pashpresë që duan vetëm të emigrojnë, që emigrimin e kanë të vetmen zgjidhje për të jetuar dhe që e duan derën e hapur të BE vetëm për tu larguar nga Shqipëria. Aq më shumë këta njerëz të varfër do të revoltohen kur të dëgjojnë nga Juncker se “dera e Europës është e hapur” meqë “Rama ka bërë shumë reforma të suksesshme’; do të neveriten shumë! /syri.net/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =