Krijohet Forumi i Pavarur i Rektorëve/ Deklaratë e përbashkët e universiteteve të pavarura - Arbëria News

Krijohet Forumi i Pavarur i Rektorëve/ Deklaratë e përbashkët e universiteteve të pavarura

vvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv

Rektorët e disa prej institucioneve të arsimit të lartë në vend (renditur këtu sipas kohës së krijimit të këtyre institucioneve):Fatos Tarifa (UNYT), illness Kujtim Çashku (Marubi), Marenglen Spiro (Marin Barleti), Tonin Gjuraj (UET), Besnik Aliaj (Polis), Agron Meto (Aldent), Güngör Turan (Epoka), Siri Hoxha (Pavarësia), Aleksander Sallabanda (Logos), Endri Papajorgji (TBU), Ferdinand Gjana (Beder) dhe Sabit Brokaj (Reald),u mblodhën këtë javë në një takim konsultativ, ku diskutuan për krijimin e një rrjeti akademik kërkimortë Institucioneve të Pavarura të Arsimit të Lartë.

Në takim u vendos që ky rrjet të quhet “Forumi i Pavarur i Rektorëve”, si një bashkim ad-hoc akademikësh e profesionistësh që veprojnë në sektorin e arsimit të lartë e të kërkimit shkencor, për të bashkëpunuar e koordinuar iniciativa që lidhen me problemet e zhvillimit tëarsimit të lartë e të shkencës në vendin tonë. Usugjerua gjithashtu që, në vijim të traditës shumë të mirë të krijuar vitet e fundit në marrëdhëniet bashkëpunuese mes këtyre institucioneve, të mbahen forume periodike dhe një konferencë vjetore me temë  “Universiteti, Demokracia dhe Zhvillimi”. Konferenca e parë u vendos të mbahet në janar 2016.Në përfundim të takimit u miratua një deklaratë e përbashkët, e cila vijon:

Forumi i Pavarur i Rektorëve, i mbledhur sot në një takim konsultativ, pasi diskutoi mbi problemet, format, mënyrën e organizimit dhe kalendarin e punës e të veprimtarive akademike në institucionet respektive, vëren se:

1) Është e domosdoshme të vijohet me hapa të mëtejshme drejt zhvillimit të një sistemi cilësor të arsimit të lartë e të kërkimit shkencor në vendin tonë, duke aplikuar me guxim standardet ndërkombëtare më të avancuara për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, si një nevojë që arsimi i lartë dhe shkenca të bëhen më të dobishëm për progresin e mëtejshëm të vendit në këtë fazë të zhvillimit të tij.

2) Ligji i ri,që sapo ka hyrë në fuqi, krijon premisat për të ecur drejt një arsimi të lartë e kërkimi shkencor më cilësor, më të barabartë e të aksesueshëm për të gjithë, pavarësisht nga niveli i të ardhurave, si dhe për hartimin e zbatimin e politikave që mbështesin sektorë të caktuar, qëjanë të vështirë për t’u mbajtur në treg,por që përfaqësojnë prioritete për zhvillimin ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit. Forumiinkurajon dhe mbështetKryeministrin e vendit dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportitpër aplikimin e këtij ligji sipas afateve të parashikuara në të.

3) Aktet nënligjore që priten të hartohen kërkohet të përshkohen nga një frymë thjeshtëzuese e lehtësuese, që garanton rritjen e cilësisë, duke mundësuar e garantuar zbatimin e të njëjtave standarde dhe barazi përpara ligjit për të gjithainstitucionet e arsimit të lartë, duke i dhënë shtetit një rol vetëm rregullator e jodiskriminues në sistemin e arsimit të lartë.

4) Zbatimi me sukses i reformës së arsimit të lartë kërkon ndryshime të tjera ligjore, që prekin tërthorazi komunitetin akademik dhe zhvillimin e shkencës në Shqipëri, siç janë: rishikimi i Ligjit për Profesionet e Rregulluara dhe i Ligjit për Kërkimin Shkencor, si dhe reformimin e institucioneve shkencore.

5) Zvarritjet burokatike dhe niveli i ulët shërbimit në Drejtorinë e Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, drejtori e cila prej kohësh ka mungesa të theksuara në personel e në kapacitete, përbëjnë pengesa serioze për implementimin e ligjit të ri për arsimin e lartë, në një kohë kur kërkohen veprime të matura e të shpejta për hartimin e akteve nënligjore dhe zbatimin e tyre.

6) Aplikimi i standardeve të njëjta, sipas parimit “një kut, një masë”,duhet të shmangë trajtimin e diferencuar të institucioneve të arsimit të lartë mbi bazën e formëssë pronësisë, mënyrës së themelimit, apo madhësisësë tyre. Forumi kërkon me këmbëngulje që t’u jepet fund praktikave të vjetëruara, mentalitetit konservator, standardeve të dyfishta dhe, në këtë kuadër, insiston që Ministria e Arsimit dhe Sportit të bëjë publike sa më parë në ëebsitin e saj listën e plotë dhe statusin e çdo institucioni (shtetëror apo privat) të themeluar, licensuar dhe akredituar deri më sot. Aktualisht ëebsiti i kësaj Ministrie është paragjykues e diskriminues ndaj institucionave joshtetërore të arsimit të lartë, qëndrim që duhet të korigjohet menjëherë e përfundimisht, pasi këto institucione i kanë përmbushur rregullisht të gjitha detyrimet ligjore e fiskale ndaj shtetit, ndërkohë që institucionet shtetërore të arsimit të lartë vijojnë të mos i nënshtrohen të njëjtave detyrimeve, me justifikimin e statusit të tyre “shtetëror”. Është e domosdoshme që Ministria e Arsimit dhe Sportit të vendosë në ëebsitin e saj linkun e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APPAL), i cili është i saktë dhe i përditësuar.

7) Mosakreditimi i universiteteve shtetërore dhe shtimi ipajustifikueshëm, përtej mundësivereale e kritereve ligjore i kuotave të studentëve në programet Master Profesional në këto universitete,brenda një viti, pa u bërë në sektorin shtetëror asnjë akreditim, asnjë standardizim dhe asnjë investim i posaçëm në burime njerëzore e mjete materiale, mbeten shqetësimeserioze dhe e rëndojnë më tej gjendjen e mbipopulluar dhe shkallën e ulët të cilësisë në këtë sektor;

8) Buxheti për arsimin e lartë dhe për kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë kërkohet të rritet ndjeshëm dhe, po kështu, duhen inkurajuar më tej mekanizmat konkurrues mes institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre të kërkimit shkencor.

9)Forumi gjykon se është bërë i domosdoshëm zbatimi i një regjimifiskal favorizues në lidhje me kërkimin shkencor dhe donacionetnë mënyrë që t’u hapet rrugë inkurajimit të investimeve e donacioneve të biznesit në sektorin e arsimit të lartë, në funksion të përmbushjes së nevojave që ka vendipër më shumë të ardhura për kërkim shkencor.

10) Përpjekjet për të politizuar e ideologjizuar procesin e reformimit të arsimit të lartë janë të palejueshme e në kundërshtim me principet e një shoqërie të hapur demokratike.

11)Forumi vlerëson se ka ardhur koha që të përfundojnë procedurate kontraktimit të Agjencisë Britanike të Akreditimit, sipas marrëveshjes së bërë të njohur publikisht dhe të nisë puna për realizimin e procesit të akreditimit të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë./Tema

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =