Krim i rëndë në familje, burri vret gruan dhe 4 fëmijët e më pas i jep fund jetës/ (Video)

 

danimarke

Krimi në familje trondit Danimarkën. Një 45-vjeccar ka vrarë gruan dhe katër fëmijët, e më pas i ka dhënë fund dhe jetës së tij.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur një fshat në jugperëndim të Randers, rreth 185 kilometra në veriperëndim të Kopenhagës. Dyshohet se kryefamiljari ka vrarë gruan e tij 42 vjeçe, dy djem dhe dy vajzat, 3 dhe 16 vjeçe.

Por, policia hodhi poshtë me anë të një deklarate këtë version të ngjarjes, ndërsa theksoi se shkak i vdekjes së anëtarëve të kësaj familje, identiteti i të cilës nuk dihet, dyshohet se ka ardhur pas një rrjedhje gazi. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − four =