Krimi në familje në Vlorë/ flasin fqinjët.. - Arbëria News

Krimi në familje në Vlorë/ flasin fqinjët..

Qyteti Vlorës u trondit nga një ngjarje e rëndë ditën e sotme, ku 53-vjeçari Teodor Lera ka mbytur bashkëshorten e tij Eva Lera, 42 vjeçe e më pas ka tentuar vetvrasjen.

Lidhur me këtë ngjarje kanë folur dhe fqinjët e familjes Lera. Ata kanë treguar se Teodor Lera, të cilit të gjithë i thërrisnin Todi, ishte shumë xheloz për gruan e tij Eva.

Megjithatë ata flasin për njerëz të qetë por se ishin në dijeni për xhelozinë, pasi gruaja nuk dilte nga shtëpia.

“Vajza ka ardhur në mëngjes në Vlorë se ajo rrinte në Tiranë, ishte studente. Ai ishte shumë xheloz. Ai nuk punonte, vetëm kjo punonte, shiste rroba. Ata jetojnë prej 5 vitesh në shtëpinë e vëllait të tij në Vlorë. Por ishte shumë xheloz. Ajo nuk dilte nga shtëpia, as flokët nuk i krehte sepse ishte ai xheloz. Vetëm në punë e brenda. Kanë ardhur nga Bunavia që të punonte dhe ai. Se shtëpinë e tyre e kishin në Bunavi”, tregoi fqinja e familjes.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 8 =