Kryebashkiakët e PD të pakënaqur: Takimi me Ramën, monolog. Qeveria e paqartë për decentralizimin - Arbëria News

Kryebashkiakët e PD të pakënaqur: Takimi me Ramën, monolog. Qeveria e paqartë për decentralizimin

largea_kryebashkiaket1441721552 (1)

Kryebashkiakët e Partisë Demokratike të dalë nga zgjedhjet vendore të 21 Qershorit kanë dalë të pakënaqur nga takimi i zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama dhe 3 ministra. Ndërsa e kanë cilësuar takimin thjesht si një monolog ku ka folur vetëm njëra palë, cure ajo e Qeverisë, Kryetarët e Bashkisë, përfaqësues të PD-së, theksojnë se ekzekutivi për të shpëtuar nga përgjegjësitë po i kalon njësive vendore më shumë përgjegjësi, të cilat përkthehen në borxhe të trashëguara qoftë nga bashkitë apo komunat e vjetra, ashtu edhe nga Ndërmarrjet e Ujesjellësave. Gjithashtu Kryebashkiakët e PD akuzojnë Qeverinë se nuk është e qartë për reformën e decentralizimit.

Fran Frrokaj: “Ne e ndoqëm live këtë dialog. U vendos në thonjëza le të themi, sepse u la hapësira për një bashkëbisedim pastaj, edhe kjo në një të nesërme që ka shumë gjasa të jetë pasnesër. U vendos që pushteti vendor në prizmin e reformës ti kalojnë jashtëzakonisht shumë përgjegjësi. Për momentin do të doja tu thoja qytetarëve të Lezhës se kush ishin objeksionet e qeverisë për një të ardhme të afërt, jo futuriste. Për projektbuxhetin që ne po përgatitemi të bëjmë, sepse një pjesë e mirë e taksave aty pretendohet se do ti mbledhë qeveria dhe ne nuk kemi asnjë argument se cilat do të jenë shifrat që do mbledhim ne dhe cilat qeveria.
Ne jemi në një kolaps sa i takon përgatitjes së projektbuxhetit. Nuk di kush do të jenë fiks burimet e të ardhurave, pasi dihet që të ardhurat e buxhetit janë nga granti i qeverisë dhe të ardhurat që mbledhin njësitë vendore. Ndërkohë kur këto të ardhura pretendohet të mblidhen nga qeveria, ne jemi para një ekuacioni me dy të panjohura. Gjithsesi jemi në fazë pritje, ky ishte një reagim paraprak.

Agron Kapllanaj: “Unë gjej rastin të falenderoj Kryeministrin që më së fundmi na njohu si Kryebashkiakë se ishte e para ftesë që na bëri dhe ju përgjigjëm. Garantoj se sa herë të ketë ftesa zyrtare nga Kryeministri apo dhe Ministrat e linjave ne do jemi të pranishëm. Sot ishte takim i njëanshëm pasi ne vetëm dëgjuam dhe në momentin kur duhet të flisnim dhe të merrnim fjalën për të dhënë mendimet tona, Kryeministri e kishte axhendën e ngjeshur dhe menjëherë pas tij edhe tre Ministrat e kishin axhendën e ngjeshur, duke na lënë në fund nga një takim shumë i rëndësishëm përfundoi me sygjerim për të zgjedhur shoqatën e bashkive.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =