Kryemadhi letër ambasadorëve - Arbëria News

Kryemadhi letër ambasadorëve

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi në letrën drejtuar ambasadorit amerikan Donald Lu, ambasadores se BE Romana Vlahutin, shprehet se mazhoranca po tenton të kapë drejtësinë.

Sipas saj, një hap i tillë do të ketë pasoja të rënda politiko-shoqërore për vendin, si dhe për një sistem drejtësie të paanshme dhe të pakorruptuar. Kryemadhi shkruan se opozita ka ndërmarre një iniciativë për të rikthyer kushtetutshmërinë e procesit të reformës në drejtësi, duke kërkuar rikthimin e ligjshmërisë në prokurori. Drejtuesja e LSI-së kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, për krijimin e një klime politike të re që largon konfliktualitetin dhe konsolidon reformën në drejtësi. /vizionplus.tv/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × three =