Kthehen reshjet e dëbores, ja parashikimi i motit për sot pasdite e nesër ( FOTO ) - Arbëria News

Kthehen reshjet e dëbores, ja parashikimi i motit për sot pasdite e nesër ( FOTO )

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja e lumenjve në të gjithë territorin.

IGJEUM parashikon që prurjet e lumenjve, do të kthehen  në nivele normale për stinën dhe nuk janë të rrezikshme për përmbytje.

PARASHIKIMI METEO:

RESHJET

Sot pasdite reshjet do të vazhdojnë, por në zona më të kufizuara. Intensiteti i tyre do të jetë i dobët në shumicën e rasteve, por në disa raste ato do të jenë intensive shoqëruar me shtrëngata, kryesisht në qarqet e Veriut dhe të Qendrës (me kohëzgjatje të shkurtër).

Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

Nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 °C / 11 °C

në vendet e ulëta: 2 °C / 9 °C

në vendet malore:  -6 °C / 5 °C.

ERA

Sot pasdite do të fryjë e lehtë. Nesër (e martë, dt.05) do të forcohet dhe në bregdet do të arrijë deri mesatare.

ImageImageImageImage

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + 11 =