Ku kullot Panajot Barka?! - Arbëria News

Ku kullot Panajot Barka?!

Nga Agim Shehu

Në Shqipërinë tonë fatzezë e gati të panjeri siç i duhej sot, për Athinën zyrtare veprojnë katër linja antishqiptare në harmoni me njëra tjetrën, për shpërbërjen dhe rrëmbimin e Jugut të Shqipërisë (Vorio-Epir): ambasadorja përmes diplomacisë, Janullatos përmes ortodoksisë, Vangjel Dule përmes qeverisë dhe Panajot Barka përmes Filozofisë. Një orkestër e zezë fryrë nga të katër pikat e horizontit shqiptar, e që tani në qendër ka si kryesore hymnin e eshtrave të të vdekurve. Pozitë e opozitë jona sipas radhës së qeverisjes e tanimë krejt hapur, u japin të përulur ndihmën e tyre atje ku u kërkohet. Shqiptarët e ndershëm vrasin mëndjen: drejtuesit e tyre i shërbejnë synimit të Athinës si idiotë me tru majmuni, apo si vegla me detyrë spiuni!? Janë tradhëtarë të blerë, apo janë të kapur keq diku, dhe janë të detyruar të shesin atdheuh. Po e vazhdojmë me njërin, zotin Barka (analisti shovenist me pazaret në Shqipëri e zemrën në Greqi). Citojmë sot sadopak prej tij, por që mjaftojnë të vësh duart në kokë, se si nuk shqetsohen të paktën kolegët e tij ku punon dhe si „profesor“, e si heshtin linjat e shtetit pa fytyrë shteti shqiptar. Në zinxhirin e gjatë antishqiptar e të pashqetësuar, ai shkruan mes të tjerash mashtrimin shpifës antihistorik: „Dropullitët e sotëm janë trashëgimtarë të civilizimit të Dodonës…bartës të miteve të lashta greke…“. Pra, sipas misionarit grek në karriken e ngrohtë të forumeve tona mavri zeza, jo vetëm që grekët e Dropullit qënkan të lashtë sa Dodona Homerike (!!), por janë dhe bartës të qytetërimit homerik (kurse Homeri nuk e zë gjëkund me gojë fjalën apo racën greke as ‚helene‘. Pukvili, mik i ngushtë i Greqisë, me logjikë asnjanëse shton: „Lunxhëria banohej nga shqiptarë të krishterë që përbënin një popullsi të lashtë me prejardhje pelazgjike të vendosur aty para fiseve helene“, Konica me kulturë elitare dhe ndjeshmëri kombëtare gjykon për Dropullin dhe e lë si orientim për ne të pasmit: „Ardhja tinzare e banorëve që flisnin greqisht, shpesh u ndihmuan me budallallëk nga pronarët shqiptarë që kishin nevojë për bujq, e të zëvëndësonin shqiptarët të cilët venin në luftrat e pafund…“.Publicisti i njohur grek E. Evlipidi, në studimin „Shtetet Ballkanike“, viti 1930 shkruan mëndjen e tij disi të çudiçme duke hedhur dritë drejt të vërtetës: „Kundrejt 130 mijë çamëve shqiptarë të Epirit në Greqi, në krahinën e Gjinokastrës gjënden 20 mijë greqishtfolës të cilët, sipas një historiani të Athinës nuk janë as grekë, as shqiptarë“ Por më saktë e më bindshëm le të botojmë një dokument nga pala greke. Pukvili gjeti dhe botoi dokumentin – Kronikë të Mitropolisë së Gjinokastrës – ku flitet me saktësi murgjish, rrëfimin se si erdhën e u popullua Dropulli. Ajo thotë me besnikëri ndaj Zotit: „…Populli do t’i dëbonte, por i siguroi i deleguari i tyre se ‚gjynahqarët‘ nuk kanë qëllime të këqia. Kur panë që ushqeheshin dhe me fruta të egra, ku t’i gjenin, u dhanë dhe grurë…“. S’ka më qartë e më bindës. Më tej, Mitropoliti Kurillas shton: „Gjirokastritët, këta minoritarë i quajnë „i çkuluri“, dmth janë çkulur nga rrënjët e po i përhap era me uri buke. I quajnë gjithashtu, e njëjta gjë, dhe „binadalë“, (kanë dalë nga binaja e tyre e morën arratinë). Lebërit u thonë „rrënjëdali“ (janë shkulur nga rrënja e tyre dhe era i ka prurë degë të uritura te shqiptarët) . Kurse fëmijëve të tyre me arrati udhësh nën këmbë, labi i quan „ckulluqër“, dmth „të çkulurit“! Kështu quan dhe një turmë fëmijësh në rrëmujë që s’dinë nga vinë e ku venë! Një Shoqatë greke me shqetsime të Barkës në Njy Jork sqaronte dikur qëndrimin e Mbretit Zog për minoritetin. Ajo shkruan me shpirt grek e shkronja greke: „ Në një mbledhjeve të pronarëve myslimanë të tokave në Gjirokastër, Delvinë e Libohovë Zogu propozoi që në interes të Shqipërisë pronarët të mos i mbanin më fshatarët grekë si qiramarrës në pronat e myslimanëve , dhe të marrin në punë banorë shqiptarë gegë nga Shqipëria e Mesme.! Pronarët nuk pranuan ngaqë puna e grekëve u kushtonte më lirë dhe ata qenë puntorë të urtë! Ahere Mbreti këmbëngulës kërkoi që t’ua blinte tokat këtyre pronarëve dhe t’u jepte tokë tjetër, më pjellore“… Në një thënie tjetër prej të lajthituri, ideologu grek me pagesë shqiptare thotë se „Në Dropull nuk ka asnjë shqiptar…“. Këtu debati del me mëndje fëmijësh. Të sotmen e llogarit njëlloj si e djeshme kur atje s’ka pasur asnjë gjurmë greku. Një rast mbresëlënës. Në Frashtan-Lugar flitej shqip e mësohej shqipja në shkollë. Mbreti Zog kërkesës së Europës pas ankesës së Athinës, i qe përgjegjur qartë e burrërisht – të hapë dhe Greqia shkolla shqipe për shqiptarët!. Ahere banorët shqiptarë i dolën përpara, i shkruan Mbretit ankesën dhe me humor: „Ahmet Zog, o Madhëri/,kjo punë qish bën vaki/ – mësim grekçe në skoli/ Frashtani e Lugari/ s’kanë punë me Greqi/ se janë me Shqipëri/, duam gjuhën që flet ti/ dhe Flamurin Kuq e Zi/. Duam shkollë si në Muzinë/, si fshatrat që kemi fqinjë/ – Labova me Lunxhërinë/ dhe gjithë Bregdeti inë…“. Mbreti Zog i emocionuar iu përgjegj: „Vllazën të gjakut e të gjuhës, duke ju përgëzuar për dëshirat tuaja të zjarrta, ju uroj t’i gëzoni shkollat shqipe!“. Koha rodhi e bëri të sajën gjer te gjëndja e sotme nga fajet gjer në tradhëti të kryezyrtarëve tanë, bashkuar kjo me papjekurinë kombëtare në tërësi të shqiptarëve, sidomos përballë një shteti pushtues, të pabesë e mosmirënjohës gjer në krime siç është fqinji ynë jugor. S’më harrohet një rast në Gjinokastër: Ramiz Alia gjatë regjistrimit të popullsisë merr në telefon kryetarin e Komitetit, një burrë i ndershëm e shqiptar atdhetar me rrënjë, e i thotë që tërë Dropulli, dhe ku ka shqiptarë, të regjistrohen si grekë!“ (Kryetari, i pikëlluar e i habitur ma thotë mua miqësisht si ngushëllim…të përbashkët). Pelivani Barka e ka liruar me fund gjuhën duke shtrëmbëruar historinë për ta shkërmoqur Shqipërinë. Një tezë greke pasi u rrotullua disa herë dhe në Kuvënd me shumicën e deputetëve antishqiptarë, shpall se „minoriteti është etnik…autokton“!! Rreziku më i madh nuk vjen nga armiku pushtues, thotë një dijetar, por nga ata që heshtin përballë armiqve. E kjo ndodh me të mënçurit tanë shtetërorë a mediatikë në tërësi, me historianë e Akademikët…Dihet shkencërisht se një popullsi është ‚etnike‘ apo ‚autoktone‘ –( në „tokën tonë‘“- kuptimi) kur plotson 4 kushte: flasin një gjuhë, jetojnë bashkë të përqëndruar në një krahinë, janë ardhës për një kohë të gjatë, dhe kryesorja – janë në pronat e tyre të trashëguara. U mungon pra krejt kushti i katërt, kryesori, rrënja që t’i mbajë. Në Konferencën e Paqes kërkesës së përfaqësuesit grek për të fituar troje të tjera shqiptare, i vunë faktin që ata s’kanë troje të tyre, pra s’kanë të drejtë kërkese. Në këtë logjikë normale juridike e historike, vjen gjykimi i drejtë, tepër mbresëlënës, i përfaqësuesit amerikan në Shqipëri, Jakobs. Më 1945, duke parë kërkesat djallëzore të qeverisë greke mbi Shqipërinë, ai i thotë këshilltarit politik pranë Komandës Aleate të Mesdheut: „Mendimi im është që antarët e pakënaqur të minoritetit grek (në Shqipëri) të shkojnë në Greqi“. Është thënie e saktë dhe publike nga krerë të mëdhenj politikë, shpallur më 8.7. 1945, ora 16, marrë më 9.7.1945 dhe ribotuar në „Relacione të Jashtme të SHBA.“ Pas Luftës, shteti komunist në fushatën e vështirë për të ndihmuar popullin e shkatërruar, minoritarëve u dha edhe tokë, por në përdorim, për të jetuar. Më 18.7.45 Jakobs për këtë njofton mendimin e tij te Sekretari i Shtetit se qeveria komuniste shqiptare „Bujqit çifçinj minoritarë për herë të parë i bëri pronarë tokash të cilat ua mori pronarëve shqiptarë. Ky është, ndoshta, një rast i vetëm në historinë e minoriteteve në Ballkan“ (çfarë duhej të njoftonte Jakobs për sot kur shtetarët tanë të dy anëve u dhurojnë tapi me troje shqiptare apo u falin hapsira deti shqiptar??! E mbi të gjitha u dhurojnë jo vetëm tokat tona të gjallëve ish argatë, por dhe troje-varrezash të vdekurve pushtues! )! Gjetkë Barka lëshon mashtrimin e radhës se për lirinë e popullit grek: „Nuk ka asnjë ushtar shqiptar të vrarë në tokën greke! ¨ Njeriu do të qeshte, po të mos qe më shumë për të qarë e për të qeshur bashkë. Së pari, Shqipëria nuk kish shtet që të kish ushtarë me strukturë shtetërore marshimi e luftimi. Ajo kish luftëtarë dalë nga gjiri i popullit në formacion lirie. E thotë saktë e bukur La Martini: „Nuk ka penë që të shprehë flijimet heroike të shqiptarëve në luftërat që kanë bërë më shumë se askush tjetër për çlirimin e Greqisë“. E plotsojmë me thënien e veçantë e kategorike të Njeriut tjetër të Madh, De Radës : „Greqia u çlirua nga nje Pellazg, Ali Pashë Tepelena“. Përgjigjen e plotë më tej ia jep Guvernatori i parë i shtetit grek të pas Revolucionit, Dhimitër K. Ipsilanti: „Burrave, luftëtarëve besnikë, komandantëve Ago Vasjari, Çako Bej, Myrto Çali, Tahir Abazi, Sulejman Mato dhe Toskëve të tjerë…Ju drejtohem juve, o burrave të Toskërisë tek të cilët shpirti juaj i madh nuk ka asgjë të përbashkët me shpirtvogëlsinë e lindorëve, as me skithët e palavdishëm. Ju jeni pasardhës të stërgjyshëve tanë dhe heronjtë e vërtetë të ditëve tona. Ju qëndruat pranë nesh në betejat për liri, ndaj ne ju quajmë vëllezërit tanë…“ Ushtarët, zoti Barka, i komandon qeveria, luftëtarët i komandon Shqipëria. -Në Dropull s’ka asnjë shqiptar – vazhdon thërret me zë hipokriti mashtrues z. Barka. Por një kundërpyetje: Si spjegohet që minoritarët vetëquajtur të përjetshëm aty, trojet e tyre (!!) i kanë emërtuar shqip: Derviçan (Dervish-han), Goranxi (gur i Zi), Sofratikë (sofër), Frashtan-Lugar (Frashër-Luginë), Gjorgucat (kapedani shqiptar Gjorg…), Terihat, Peshkopi, Goricë…etj!? Dihet, emri është çatia e ndërtesës kurse mbiemri është themeli. Si spjegohet që shumica e minoritetit emërtimin e themelit – mbiemrin- e ka shqip (unë i njoh dhe si mësues i tyre e shkoja aq mirë me ta): Dilo, Malo, Dalani, Haxhia, Xhelo, Bej, Bello, Progonati, Milo, Lalo, Rroshi, Ruci, Memo, Dule, Sharra, Gjati, Bezati, Bushi, Peçi,Nano, Dino, Gjini, Muçi etj…Zoti Barka ka çatinë po s’ka themelin. I mbetet që ta ndërtojë shtëpinë si një i lajthitur nga mëntë, duke lënë mbiemrin – themelin e filluar nga çatia – emrin, siç bënte i lajthituri ndërkombëtar te romani i Guliverit. Përforcojmë mendimin normal me gjykimin shkencor të Eqrem Cabejt: „Toponomia shqiptare përbën mbase Dokumentin më kryesor që dëshmon autoktoninë e popullit shqiptar në vëndbanimin e tij të sotëm, dmth faktin që shqiptarët janë vëndas në këto anë që nga kohët më të lashta të historisë“. A mund ta kundërshtojë z Barka autorin e nderuar emëri i të cilit mbulon Institucionin që atij i jep rrogën e lartë edhe duke prodhuar helm për shqiptarët?!.. Ligji i luftës është kthyer tanimë në Legjendën e Paqes dhe Athina nuk e ka të lehtë t’i mbushë mëndjen botës që mbetet ende i ligjshëm! Barka dhe këtu ndërhyn që të përligjë krerët e tij në Athinë. Ai duke menduar se shqiptarët nuk marrin vesh, nuk dinë të përgjigjen apo s’i njohin dokumentet, shprehet në mënyrë të habitëshme e të pacipë: „Shqipëria vetë nuk e ka hequr Ligjin e Luftës“. Pa u zgjatur, përgjigjemi se ky Ligjn i shpifur u sajua si detyrim nga pushtuesit e Shqipërisë, dhe u hoq nga pushtuesit e tjerë të Shqipërisë. Ja si thotë Dokumenti i kohës: „Quhet e paqënë e mbetet pa fuqi për çdo efekt Projekt-Ligja më 9.6. 1940 botuar në Fletën-Zyrtare nr, 93 më 10. 6. 1940 me të cilën Shqipëria njihet e hyrë në luftë me ata shtete të cilët Mbretnia e Italisë ka pasë qënë në Luftë“. Shumë qartë. Por dinakëria greke e ka gjetkë hallin dhe dredhon me paturpësi të pashoqe për të fshehur qëllimin e vërtetë që s’i ndahet këtij Ligji si të hartuar bashkë nga gjarpëri dhe dhelpra kundër fqinjit të çiltër. Kjo lexohet te pohimi i ish Kryeministrit Andrea Papandreu: „Heqja e Ligjit të Luftës me Shqipërinë do kishte pasoja vepruese për çamët myslimanë dhe gjithë atyre që synojnë rivendosje të mundësive në Greqi. Qeveria jonë nuk ka asnjë gatishmëri që të bëjë tërheqjen më të vogël nën këtë çështje“. Dhe Ligji i Luftës vazhdon si mes dy fqinjësh armiq me njëri tjetrin, pasi shteti grek në vazhdimësi e mban jo për drejtësi, por për tregëti. Më tej jep shpikjen tjetër, me shpresë se mund ta hanë vëndasit rrënjës, se „Himariotët shqiptarë këtu kanë ardhur pas vdekjes së Skënderbeut!“ Zotni Barka lë të nënkuptohet, se më herët ka qënë tjetër popullsi, e më e mundëshmja, janë grekët!! Por nuk sqaron më tej: Po para apo në kohë të Skënderbeut nga dolën himariotët që me kapedan Tanush Topinë dhe trimat e tij luanë, siç i përshkruan Konica, vanë në Kuvëndin e Lezhës?! Si i braktisën ata traditat, gjuhën, këngët e çdo gjë tjetër të vëndlindjes dhe u kthyen aq lehtë e mrekullisht te polifonia e Himarës, pa asnjë gjurmë të Veriut epik e madhështor të tyre!? Z Barka siç duket punon dhe me magji, e këtu del një shpifës prej dallkauku të pacipë. Së fundi, pasi janë pa fund akrobacitë e tij prej shovenisti-pelivan: ai kërkon të na mbushë mëndjen se mbi shqiptarët Greqia nuk ka bërë asnjë krim në mënyrë të veçantë. Konkretisht, sipas tij e siç është botuar mashtrimi i tij i pacipë,…shqiptarët s’kanë pësuar asgjë nga grekët, ata janë vetëm „viktimat e një konflikti civil ndërkombëtar në një luftë ndërkombëtare, e nuk kanë asnjë lidhje me Genocidin…“!! Duhet të jesh ose dallkauk i shkallës së parë, ose i çmëndur i shkallës së fundit të mohosh krimet e llahtarëshme të bandave dhe ushtrisë greke mbi shqiptarët e pafaj në vatrat e tyre! Është për t’u habitur, si guxon të arrijë gjer në këtë mashtrim, edhe duke qënë i siguruar se sot ndodhet mes kolegësh, me sa duket pa ndjeshmëri e pa përgjegjësi kombëtare! Argumentet për ta kundërshtuar e për ta mbuluar me baltë janë pafund, nga zëra të jashtëm e të brendshëm. Më 1915 ambasadori e personaliteti i shquar amerikan, Xh. Fr. Uliams tek largohej tha mes të tjerash: „E lashë Shqipërinë të larë në gjak nga shovenistët grekë“. Miss Durham i pa nga afër krimet shtazore dhe e tmerruar shkroi në Kujtime mes të tjerash: „Barbarizmat greke mbi shqiptarët e pafaj janë ndër më mizoret që njeh historia…Nuk mund t’i besoj ato që kam parë! Më duket sikur jam në një ëndër të keqe e grekët, edhe sikur një shekull të tërë të bëjnë pendesë,nuk mund t’i shlyejnë krimet e urryera ndaj shqiptarëve“. Mjafton t’i kujtojmë zotit Barka 450 viktima në Panarit kur fëmijëve u prisnin kokën e ua hidhnin në përrua. 217 të therur në Kishën e Hormovës ku komisioni europian hollandes trutë e njerëzve i pa ngjitur në mure. Apo 75 fëmijë masakruar në Kosinë…(lexo më tej Kosta Papa Tomorrin që i pa me sy, apo shkrimtarin Manxhar Taka për krimet e tyre rënqethëse në Kurvelesh. Në dhomën e Komuneve në Londër, Zoti Herbert lexoi letrën e një filogreku që e kish parë me sy atë thertore njerëzish të pa faj: „Vajtimi i grave dhe ulërimat e fëmijëve e foshnjave në gji të nënave janë gjëja më rënqethëse që kam parë në jetë“. Kurse në Dhomën e Lordëve markezi Lans Dwune u shpreh me dhimbje të thellë: „As nuk është e mundur të tepërohet me shtesa mbi mizoritë që janë duke kryer bandat greke në Jug të Shqipërisë, e këto banda përbëhen së pari nga ushtarët grekë, që kanë hequr vetëm spaletat“… Përballë krimesh të tilla ku atij i bashkohet dhe pabesia, mosmirënjohja, mashtrimi dhe vazhdimësia të lidhura tok, është e natyrëshme që populli-viktimë ta cilësojë atë ashtu siç është treguar e të thotë në të folmen e përditëshme: „Ik, more grek!…U bëfsh grek e të hëngëshin pulat!…“ e me radhë. Kurse Barka na mbush mëndjen, se „s’ka genocid grek mbi shqiptarët!…“ T’i lemë të veçantët, dhe mëndjeprishuri Barka le t’i bëjë një lexim popullit në tërësi. Si spjegohet që shqiptarët kanë emërtime të tyre dhe vënde të largëta e të huaja, e nuk kanë gjëkund emërtimin „grek“ që e kemi fqinjin më të afërt? Më saktë, kemi emërtime dhe Turku, Serbi, Rusi, Morava, Thrako, Venetik, Sulltane, Vezire, Pasha, Bejko, Spahiu, Arapi, Osmani, Jermani, Moskovi apo Lenini…etj. dhe, në s,gaboj, nuk kemi gjëkund mbiemra Greku, andarti, evzoni, korofillak…? Si spjegohet kjo dhe kush e ka fajin!? Fajin e kanë të parët ata kriminelë grekë të cilëve të dy partitë tona po u shtrojnë varrezat miqësore në truallin shqiptar. Të kalosh mbi dëshmi të tilla ngjarjesh të pakundërshtueshme, e të trillosh të tjera historira shpifjesh me butësi kadifeje mbi gjakun e shqiptarëve, nuk ke të bësh thjeshtë me një të mangët nga trutë që s’njeh histori e Perëndi, por me një dallkauk të shkallës së parë që i jep krahë më tej krimit. Në një bisedë me zyrtarin e lartë të tyre, Avramopullos e siç është botuar, Panajot Barka i raporton shefit tezat e përbashkëta që ai i përçon herë „barkas“ herë nga katedrat ku e nderojnë në shtetin fqinj. se ‚politika jonë e jashtme kërkon që të forcojmë helenizmin pasi kështu përfiton krenaria e Vorio-Epirit; të bëjmë rritjen e ndërgjegjes sonë kombëtare, rimëkëmbjen më tej për ne të Epirit të Veriut përmes pasurimit të helenizmit…‘.E të tjera… që po presin te dera! Vallen e çmëndur të Barkës me shokë tani po bëhen gati ta heqin dhe të vdekurit në varrezat që u përgatit vetë shteti shqiptar, çuditërisht pa u ndrojtur se po i vënë vetes në ballë vulën e tradhëtisë më të madhe në histori. Zoti Barka vazhdon misionin e tij me bekimin e Hirësisë Janullatos, ndërsa shteti, duke shkelur gjakun e shqiptarëve, po merret me Reformën e ujit. Tjetri po përgatit kryengritjen, që populli i hutuar e i shkalluar ta shpëtojë nga e keqja që u rri varur.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 5 =