Kundër penalizimit të shpifjes, UGSH dhe shoqëria civile para Parlamentit, paralajmërohen protesta - Arbëria News

Kundër penalizimit të shpifjes, UGSH dhe shoqëria civile para Parlamentit, paralajmërohen protesta

12244108_763177947119710_1648945425_n

Përfaqësues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, visit Grupi Shqiptar për të drejtat e Njeriut etj., në konferencën për shtyp përpara selisë së Parlamentit Shqiptar paralajmëruan përshkallëzim të reagimit të shoqërisë civile dhe shoqatave të gazetarëve shqiptarë kundër propozimit për ndryshimin e nenit të shpifjes.

Ata kërkuan tërheqjen e menjëhershme të amendimit të propozuar nga Kryeministri dhe u kërkuan gjithë deputetëve shqiptarë të mos bëhen pjesë e këtij ndryshimi ligjor. Denoncuan këtë propozim si inkurajues të censurës dhe autocensurës dhe si një akt që shumëfishon robërinë ndaj medias dhe ngushton lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Elsa Ballauri, Aleksandër Çipa dhe Ilir Aliaj në emër të grupimeve dhe shoqatave të gazetarëve bënë apel për mbështetjen e protestës që kanë iniciuar grupe gazetarësh në rrjetet sociale.

Arberia News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 1 =