Kur ështe ne rregull të kërkoni seks jashtë lidhjes martesore? - Arbëria News

Kur ështe ne rregull të kërkoni seks jashtë lidhjes martesore?

Është i pashmangshëm fakti se pas një periudhe të martesës zbehet interesi. Herë pas here shfaqet pakënaqësi në jetën seksuale, dhe disa vendosin të kërkojnë intimitet prej anash.

Laura Minc, autore e librit “A Tired Woman’s Guide to Passionate Sex”, ka ndarë me ne një situatë ku është e pranueshme për të kërkuar seks jashtë marrëdhënies martesore.

– Nëse çifti vendos për lidhje monogame, atëherë ata duhet të mundohen për komunikim më të mirë dhe biseda plotësisht të sinqerta, pa marrë parasysh prezencen e terapeutit apo jo. Njëri prej çiftit mund të thotë “Shiko, seksi për mua është i rëndësishëm dhe nëse nuk e marr nga ti, atëherë do ta kërkojë tek tjetërkush”, kjo tregon se ata njëherë duhet të flasin për problematikën e më pas të sjellin vendime – thotë ajo.

Tvana Hajns krijuesja e faqes “Funky Brown Chick”, e cila merret me studimin e seksualitetit dhe marrëdhënieve, ka shpjeguar se lidhja nuk mund të funksionojë nëse ju dhe partneri juaj nuk jeni kompatibil me njëri tjetrin ose të përshtatshëm.

– Kompatibiliteti seksual është i rëndësishëm dhe nëqoftëse ju nuk jeni plotësisht të sinkronizuar me dëshirat tuaja, njëri nga partnerët është i frustruar vazhdimisht gjë që kontribon vetëm në pakënaqësi,  ndërsa personi tjetër ndjen vazhdimisht presion e cila gjithashtu çon në pakënaqësi dhe kjo nuk është absolutisht një marrëdhënie e shëndetshme. Ndërpreni këtë lloj lidhje. Gjeni dike që ju përshtatet në të gjitha pikëpamjet tuaja – thekson Tvana./Lexo.al

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + 14 =